Ditmir Bushati ka folur ditën e sotme në Kuvend, ku u shpreh se vendi është në një krizë vlerash. Këtë deklaratë nuk e ka lënë pa komentuar deputeti i opozitës së re i cili shprehet me ironi: U entuziazmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati, i pafajshmi që nuk ka pasur asnjë lloj posti partie.
“Jemi duke përjetuar një krizë vlerash dhe kjo krizë vlerash nuk vjen thjesht nga mungesa e të mirave por nga padrejtësia në aksesin dhe në shpërndarjen e të mirave. Kjo krizë nuk vjen nga përtacia, as nga mungesa ttë mirave së një për t’i mbajtur shqiptarët brenda atdheut”, u shpreh Bushati.
Fjala e ish-ministrit solli reagimin e opozitës së re.
“U entuziazmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati, , i pafajshmi që nuk ka patur asnjë lloj posti partie, në 6 vite ka qenë kështu, deputet i thjeshtë” tha Halit Valteri, nga lista e PD-së.