Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ka realizuar disa takime me deputetë të Bundestagut në Berlin të Gjermanisë.
Një vëmendje e posaçme mori edhe situata aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht dorëzimi i mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.
Interes të veçantë, deputetët gjermanë treguan lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, lidhjen ndërmjet saj dhe Reformës në Drejtësi dhe efektet negative qe mund të krijojnë këto zhvillime në zbatimin e reformës, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja e sidomos SPAK dhe GjK. Dr.Daniela De Ridder zv.Kryetare e Komisionit të jashtëm në Bundestag e vlerësoi Reformën në Drejtësi si një hap të guximshëm politik e kushtetues të ndërmarrë nga Shqipëria.