Seanca e sotme parlamentare, e shoqëruar nga jo pak debate mes mazhorancës dhe opozitës ka miratuar zgjatjen e afateve të vettingut.
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka qenë e pavendosur dhe duke mos dashur të pozicionohet pro opozitës dhe mazhorancës duket se ka preferuar të abstenojë duke iu bashkuar ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij që braktisën sallën.
Nga burimet për mediat mësohet se nga 4 votat kundër që dolën nga votimi i fshehtë që u zhvillua sot janë Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Emilia Koliqi e Partisë Demokratike.
Vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj votoi “pro”.