osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Denoncuesi i Metës për CEZ juristi Romeo Kara përgjigjie kërcënuese: I ka çuar mesazhe të zeza në burg me emisarë por unë nuk jam Ismailaj! Nëse do më prekë familjen, ai person do përballet me mua për jetë a vdekje!

Denoncuesi i Metës për CEZ juristi Romeo Kara përgjigjie kërcënuese: I ka çuar mesazhe të zeza në burg me emisarë por unë nuk jam Ismailaj! Nëse do më prekë familjen, ai person do përballet me mua për jetë a vdekje!

Juristi Romeo Kara ka folur për aferën CEZ-DIA dhe hetimet e SPAK, ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK në cilësinë e personit në dijeni. Ai thotë se në dukje dukej se nuk dinte çfarë të thoshte për momentin, nëse ishte thirrur si person në dijeni apo nën akuzë.

“Ishte një mbllaçitje në gojën e tij. U kuptua që kishte të bënte me këtë çështje.

Hyri dhe doli duke përmendur emrin tim. Ndjen rrezik për këtë çështje dhe thotë dhe për të trazuar ujërat”, tha ai në MCN.

Kara deklaroi se kjo çështje është kallëzuar prej tij në vitin 2017, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se çështja e privatizimit të CEZ është hetuar, ka disa vepra penale, ku ka kallëzuar 14 veta.

“Mundësitë e mia të hetimit aq ishin, ato që janë, janë të pakundërshtueshme. Nuk ka dalë ndonjëherë Berisha ta trajtojë atë dosje.

Uroj që SPAK ta gjejë fakte të reja dhe ta rihapë për gjykim që në shkallën e parë. Kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar nga klasa politike të një pasurie kombëtare.

Sektori energjetik shihet si llokmë, kemi parë se si kanë hyrë dhe kanë dalë miliarderë. Kemi bashkudhëtarë të Ilir Metës, si Dritan Prifti që e kanë akuzuar që në vitin 2010 lidhur me këtë aferë.

Unë kam arritur të krijojë dyshime të arsyeshme me fakte që ky person, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Kastriot Ismailaj, kanë hyrë në një aferë me palën çeke.

Në atë kohë prokuroria ka parë në mënyrë të kufizuar objektin vetëm për mashtrim të Ismailaj.

Kam marrë të dhëna se Prokuroria ka tentuar ta mbyllë dosjen, në periudhën 2015-2016.

Kemi parë emisarë të Metës që kanë shkuar të takojnë Ismailaj në burg me mesazhe të zeza.

Por kjo dosje ia doli që të mbijetojë. Koha e gjatë dhe mënyra si po thirren persona, tregon se po i hyjnë në themel çështje”, tha ai.

Kara tha se për herë të parë Meta e pranoi se ERE ka dhënë vendime të dënueshme, duke favorizuar palën çeke.

“Ndërmarrja ka qenë 76% e shtetit çek dhe 24% e shtetit shqiptar, që si aksioner minoritar nuk ka mbrojtur të drejtat tona por i është lënë hapësirë Ministrisë së Energjisë që të ndërhyjë për të bërë këto allishverishe.

Kallëzimet janë dhe indicie. Unë për shkak të detyrës kam gjykuar se është konsumuar një vepër penale e konsumuar nga 6 persona të kallëzuar nga unë dhe mendoj se SPAK e ka zgjeruar gamën e hetimeve dhe provave.

Përmend dëshminë e Jozef Hejsekut, drejtorit të OSHEE, i cili ka deklaruar se Ismailaj është prezantuar nga Qazim Tepshi, ish-ambasador në Pragë, një njeri i qarqeve politike, sidomos i Metës dhe i Berishës.

Kanë dashur në këtë aferë të kenë një person zëdhënës të këtyre qarqeve dhe të krijojnë një klimë të besimit të mirë për të bërë bashkë të ligjshmen dhe të paligjshëm.

Nuk është se do mblidheshin 460 milionë euro borxhe dhe 200 e ca ti merrte DIA. Mendoj se Qazim Tepshi ka qenë nga personat e parë që ka pasur dijeni, madje ka qenë i përfshirë me 12%.

Për mua vdekja e tij është e dyshimtë. Për mua personat që akuzojnë Metën, rrezikojnë.

Mendoj se nuk ka pasur nevojë Agron Çela të jetë ndërmjetës mes Metës dhe Ismailaj. Që në vitin 2000, Meta ka qenë në festën e Ismailaj. Dëshmitë përputhen me atë çfarë ka ndodhur.

Numri i personave është i madh, por Meta sipas gruas së Ismailaj, thotë se Meta na bënte presion për vendimin e ERE-s për të marrë 10 milionë euro.

Meta i bënte presion Ismailaj dhe ky i fundit i bënte presion ERE. Ismailaj ka qenë person që bënte ligjin e asaj kohe në ERE si njeri i Metes.

Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen nga presionet që i ka bërë në zyrë Ismailaj.

Meta më mirë të mos kishte folur fare, se sa mohoi Ismailaj dhe në këtë mënyrë ai pranoi fajësinë”, tha Kara.

Nëse me paratë dhe killerat që ka pas Meta do më prekë familjen, do shkojë atje ku nuk imagjinohet

Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA, paralajmëron kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta që të mos merret me familjen e tij.

Ai tha se Tom Doshi ka pasur të drejtë në lidhje me rrezikun që ka pasur për jetën dhe kërcënimet që ka pasur nga Ilir Meta, dhe se ai ka folur atje, i ka vajtur ku nuk mban më dhe ka folur me të drejtën e Zotit.

“Kam informacione se ai realisht është ruajtur nga ai person që sipas Tom Doshit është marrë me killerat me pagesë të zonës së Niklës, për të bërë atë që ishte thënë për tu bërë dhe u reklamua.

Kam bindjen e plotë se ai veproi jo vetëm politikisht por dhe juridikisht me prokuroren në fjalë, e cila ia ktheu në bumerang Tom Doshit dhe e arrestuan, prokurore shumë e afërt me familjen e tij dhe tentuan ta bënin të njëjtën gjë dhe me mua.

Prokurorja pa filluar procesin, në nëntor të vitit 2017, më ka thirrur sot për sot, të nesërmen kam pasur gjyqin për privatizimin. Kisha 5800 faqe për të kaluar në duar.

Kërkova leje vetëm për dy ditë që të kisha kohë të përgatitesha. U kërcënova sikur nuk pranoja të bëja kallëzim.

Atëherë kam qëndruar me orë të tëra deri në fund atje. Prokurorja nuk denjoi që të pyeste që të mësonte fabulën e ngjarjes, por thoshte “ke parë ti para apo jo?”

Atëherë kam thënë ju shënoni çfarë them këtu dhe mbaj përgjegjësi për kallëzim të rremë. Nuk i eci kallëzimi i rremë. Fatkeqësisht kjo prokurore është në SPAK.

I ka bërë Ilir Meta të gjitha interesimet për mua dhe familjen time. Shteti të marrë masa, u prek familja ime, çështja do dalë nga kontrolli, jashtë çdo fantazie.

Ai person është i rrezikshëm, ti bllokojnë pasurinë, të shohin lëvizjet e tij, këtu e deri në Ekuador me kë flet në gjithë Europën. Siç di ai për mua, di dhe unë për të.

Nëse preket familja ime, nuk do ketë asnjë lloj fantazie ta imagjinojë se çfarë do të bëhet. Ai person do më ketë përballë dhe me mua të ballafaqohet në sallën e gjyqit.

Nëse do të merret me familjen time, siç është marrë me fëmijët e mi që kur kanë qenë në Gjermani, ai person, do përballet me mua për jetë a vdekje.

Nëse mendon se me paratë dhe killerat që ka pas vetes do guxojë të merret me familjen time, do shkojë atje ku nuk imagjinohet. Nuk do tërhiqem me asnjë lloj arsye.

Ka kërcënuar dhe Ramën ai, nuk ka frikë. Le të përballet në gjyq. Nëse nuk përballet në gjyq, le të bëjë harakiri dhe ai dhe unë.

Askush deri tani nga pozitat e një nëpunësi të thjeshtë nuk e ka bërë këtë hap. Unë e kam bërë i vetëm këtë punë, pa asnjë lloj përkrahje.

Por të mos mendojnë se unë nuk jam në gjendje që t’i dalë për zot familjes sime.

Nuk më bën përshtypje një njeri nga pozita që ka, gjithë jetës time nuk kam jetuar me haram. Ka ardhur puna në zgrip.

Është një njeri me potencial kriminal, ka trembur dhe deputetë. Është një njeri që ka lidhje me krimin e organizuar.

Kanë ndodhur dhe në zonën elektorale ku ka vajtur gruaja e tij, le t’i hapë shteti. Ky person duhet të përgatitet mirë.

Kur të shkojë të ballafaqohet me mua, le t’i përgatisë pyetjet dhe unë do të përgjigjem.

Jam lënë me qëllim pa mbrojtje, që unë të tërhiqem. Por unë nuk tërhiqem.

Nuk jam qeni i askujt. Unë i kam hyrë kësaj pune për të fituar. Pastaj t’i mbajë kostot dhe shteti dhe ai”, tha Kara.