Sali Berisha denoncoi sot një mesazh nga qytetari dixhital, ndërsa akuzonte djalin e deputetit të PS-së në Krujë Rrahman Rrahja se ka përdhunuar një vajzë dhe se policia e ka fshehur ngjarjen. Drejtoria e Policisë Durrës reagoi duke sqaruar se materialet janë referuar në prokurori për kërcënim dhe ngjarja nuk është fshehur.
Ndërkohë që për Report Tv ka reaguar ekskluzivisht vajza për të cilën Sali Berisha u shpreh se është përdhunuar nga djali i deputetit. Vajza Xh.Maloku shprehet për Report Tv se u trondit kur mori vesh lajmin nga mediat se Berisha kishte publikuar një status ku thoshte se ajo ishte përdhunuar.
25-vjeçarja kërkon përgënjeshtrimin e lajmit, ndërsa thekson se ato që shkruan Berisha nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk është manipuluar nga askush. Sipas saj gjithçka bëhet për të njollosur emrin e deputetit Rraja. Konfliktin me djalin e deputetit, ajo thotë se e ka sqaruar në polici.
Pershendetje une quhem Xh.Maloku dhe po e shkruaj kte mesazh ne lidhje me denoncimin e Z.Sali berisha te bere publik ne fb.Lajmin e mora vesh nepermjet medias dhe ishte nje lajm shume trondites per mua dhe familjen time.
Ne shkrimin e tij thuhej per nje perdhunim ndaj meje kjo nuk esht aspak e vertete dhe esht dicka shume e rende sidomos te thuhet nga nje ish Kryeminister.pas deklarates se tij ne fb lajmi mori dhene ne te githa portalet dhe mediat. Kerkoj ndihmen tuaj te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje. Une nuk jam perdhunuar nga askush nuk jam manipuluar nga askush dhe nuk ka pasur asnje presion as ndaj meje as ndaj familjes time.kjo shpifje esht bere per te njollosur emrin e deputetit Rrahman Rraja i cili esht nder njerzit me te rrespektuar ne rrethin e Krujes.
Per sa i perket nje debati me djalin e tii un jam sqaruar ne stacionin e policise Fushe Kruje ne pranine e avokatit dhe psikologes dhe dy oficere te policise te cilet asnje nga kto perfshire dhe mua nuk kemi pasur asnje lloj ndikimi nga asnje lloj njeriu.
Ne denoncimin e Zotit Berisha ne fb lexova dhe emrin e Artur Bushit te cilin un nuk e njoh dhe po ta shikoj ne rruge di vetem qe esht kryetar bashkie. Ju lutem te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje qe po trondit familjen time dhe te personave qe jan permendur ne ate shpifje
Vajza Xh.Maloku