Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve Klement Zguri deklaroi në emisionin e JAVA në RTSH se tre muaj më parë është kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme i gjithë informacioni që KQZ dispononte mbi shpenzimet e Partisë Demokratike.
Nisur nga ky fakt administrata e KQZ i kishte propozuar Komisionit nisjen e një hetimi administrativ për paratë e lobingut të Partisë Demokratike dhe eventualisht penalizimin e saj. Mirëpe kjo kërkesë është hedhur poshtë me rezultatin 6-1 në KQZ.
“Eshtë tronditës ky lloj konsensusi. Partitë e mëdha u bënë bashkë për të evituar transparencën, ndoshta me frikën se herët a vonë, do t’i vijë rradha secilës” komentoi Lorenc Vangjeli.
Zguri theksoi se “KQZ ishte e kishte pamundur për një kohë kaq të shkurtër që ta realizonte siç duhej këtë detyrë për shkak të mungesës së bazës ligjore, buxhetit dhe kapaciteteve njerëzore të nevojshme në këtë drejtim”
Zguri deklaroi gjithashtu se për çështjen e auditimit të financimeve të partive dhe më konkretisht paratë e destinuara për kompanitë e lobingut dhe konsulencës “partitë politike nuk kanë depozituar asnjë kontratë të tillë në KQZ” duke shtuar se “ato refuzojnë të bashkëpunojnë me KQZ në lidhje me shpenzimet e fushatës dhe KQZ ka gjobitur deri në 20 milion leke subjekte të caktuara për mosdhënie informacioni”.
I pyetur mbi faktet e nxjerra nga revista “Mother Jones” dhe mundësinë e miratimin të hetimit adminisrativ nga KQZ, Zguri theksoi se nëse “KQZ-së i vihen në dispozicion fakte të tjera patjetër që ajo do e nisë këtë hetim”.
Deputeti Bushati: “Dyshoj se Basha ka rënë , qoftë edhe gabimisht, pre e agjenturave të huaja”
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati akuzoi në emisionin “Java” në RTSH qëndrimet e Lulzim Bashës përpara dhe gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, duke i konsideruar me elementë të skenarëve destabilizues anti europian në Shqipëri.
Sipas Bushatit “ka një agresion në nivel global ndaj demokracive liberale nga Rusia, Kina apo dhe fuqi të tjera emergjente në të cilën Shqipëria nuk bën përjashtim. Shumë shtete, përfshirë BE dhe SHBA kanë marrë masa ligjore për të evituar interferencën e jashtme të cilat përpiqen të destabilizojnë dhe të ulin besimin tek politika dhe tek demokracia nëpërmjet financimit të mjeteve të komunikimit, rrjeteve sociale dhe partive politike të ndryshme” duke sjellë në vëmendje rastin e BREXIT apo dhe rritjen e kuotave të partive antieuropiane. ‘Basha mund të jetë përshirë pa dashje në skemat e financimit dhe ndikimit rus”, tha Bushati duke referuar investigimin e revistes amerikane “Mather Jones”.
Bushati është nga politikanët e parë që ka denoncuar kontratën e lobimit të Pd-së që prej një viti më parë.
“Çeshtja e financimit të lobistit Nik Muzin që ka kontraktuar PD ka edhe anën e qartë që është kontrata por edhe anën e paqartë që është deklarata e tij se ka marrë për të ndihmuar PD-në e Shqipërisë 500 mijë dollarë, si në pus, për të cilat Basha deklaroi se nuk ka asnjë dijeni. Është ne interesin e PD-së ta sqarojë këtë moment” tha analisti Preç Zogaj.
Zogaj hodhi poshtë ndikimin rus në zgjedhjet e fundit në Shqipëri. “Zgjedhjet u ndikuan nga kriminalizmi i gjithë kupolës së rendit sot në hetim ose në arrati dhe nga blerja massive votave me paratë e drogës” tha ai. Zogaj pohoi se në SHBA po zhvillohet një hetim në lidhje me influencën e Rusisë në zgjedhjet e presidenciale në SHBA. Sipas njoftimeve, Prokurori special Muller ka akzuar deri tani 13 rusë, tha ai. Vetë Presidenti Tramp ka larguar nga stafet e tij ish bashkëpunëtorë që janë akuzuar apo janë në hetim për lidhje me rusët. I njëjti shqetësim po ngrihet kudo në Perendim ku Kremlini ka kërkruar e kërkon të influencojë votimin e individëve dhe partive të preferuara, duke dashur te pengojë zgjerimin e BE-së dhe NATOs- apo përçarjen e këtyre Aleancave. E njëta gjë në rajonin e Ballkanit. Pra shqetesimi për ndërhyrjen e Rusisë nuk është paranojë, tha Zogaj. Sipas tij “Shqipëria, pavarësisht se duhet të jetë e kujdesshme, nuk është e ekspozuar si vendet e tjera të rajonit ndaj këtyre ndërhyrjeve”.
Paradoksi në rrafshin e debateve që po zhvillohen është se rusët ndikuan rezultatin në një vend superfuqi si SHBA, por në Shqipërinë e vogël i harxhuan milionat për humbësit”, tha me ironi Zogaj.
Analisti tjeter në emisionin “Java”, Lorenc Vangjeli surprizoi me deklatën e tij kur tha besonte më shumë shqiptarin Lulzim Basha se sa lobistin Nik Muzin për paratë e shpenzuara, por gjykonte se është e një rëndësie të posaçme zbardhja sa më parë e të vërtetës dhe e verifikimit të një prapavijë të mundshme ruse në këtë histori.
“Mafia e tokave”: Privatizohet edhe hekurudha
Emisioni “Java” në RTSH ka vijuar edhe këtë të premte me publikimin e kallzimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Prokurori. Kësaj radhe janë publikuar kallzimet ndaj kryeregjistrueve, punonjësve dhe specialistëve të hipotekave për dhënien e titujve të pronësisë.
Bëhet fjale për tjetërsime dhe dhënie në kundërshtim me ligjin të titullit të pronësisë nga ana e Hipotekës në bregdetin e Sarandës, në Korçë, Librazhd Berat dhe Shkodër. Dëmi i përllogaritur nga KLSH arrin në disa miliona euro ndërsa fatura sociale e qytetarëve shqiptarë e parikuperueshme.
Absurdi arrin deri aty sa në Librazhd është regjistruar si pronë private dhe një pjesë e Hekururdhës, e cila është pronë publike dhe aset kombëtar, referoi gazetari investigativ Artan Hoxha.
Bëhet fjalë për një skemë mafioze me “prestanome” për regjistrimin e pasurive, kanosje, dhunë dhe vrasje.
Janë mbi 1000 kallëzime nga ana KLSH-së për rastet në fjalë të cilat janë referuar në Prokurori, shumica e të cilave ose cilat janë kyçur në sirtare, ose janë përdorur për presion për interesa korruptive të Prokurorëve.
Emisioni “Java” njoftoi se do të vijoj të publikojë edhe të premten e ardhshme kallzime të KLSH, duke kërkuar reagimin e organit të akuzës.