Ka ardhur një denoncim sipas të cilit, kapanoni i “Top Channel” ku po zhvillohet “Big Brother” është i ndërtuar pa leje.
Objekti i denoncuar ndodhet në adresën rruga “17 Nëntori”, Nr. 20, Mëzëz Kodër, Komuna Kashar, Tiranë dhe është i ndërtuar në vitin 2019.
Kapanoni objekt është ndërtuar në vitin 2019 pa leje, në kohën që Top Channel drejtohej nga Ben Blushi.
Është fjala për një shtesë që është bërë në vitin 2019 dhe jo për godinën e Top Channel.
Duke qenë se është vështirë që “Top Channel” të përgjigjet CNA.al ka dërguar shkresa zyrtare në institucionet përkatëse, si në Bashkinë e Tiranës dhe në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
“A ka leje ndërtimi për godinën në adresën Rruga ’17 Nëntori’, Nr. 20, Mëzëz Kodër, Komuna Kashar, Tiranë, ku po zhvillohet ‘Big Brother Vip Albania?’”
Është kjo pyetja për Bashkinë e Tiranës dhe IKMT-në.
U bëjmë thirrje publike institucioneve që të kthejnë përgjigje, pasi do të ishte një skandal i madh nëse do të ishte ndërtuar pa leje në vitin 2019.
Denoncimi/ A ka leje kapanoni i “Top Channel” ku zhvillohet “Big
Në rast se objekti është me leje, kjo tregon se “Top Channel” është serioz, në të kundër institucionet shtetërore duhet të zbatojnë ligjin, ashtu siç është vepruar në rastet e tjera, të cilat kanë bërë shumë bujë për shkak të pronarëve që i kishin dhe që mendonin se ishin të paprekshëm. Top Channel nuk mund të jetë me dy standarte, edhe serioz edhe ndërton pa leje.