osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Denoncim i frikshëm i presidentit të Bosnjës: Amerikanët kanë identifikuar mbi 300 agjentë rusë të infiltruar në Tiranë, Sarajevë dhe Podgoricë!

Denoncim i frikshëm i presidentit të Bosnjës:  Amerikanët kanë identifikuar mbi 300 agjentë rusë të infiltruar në Tiranë, Sarajevë dhe Podgoricë!

Shtohen dëshmitë mbi rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Presidenti i Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar se mbi 300 persona nga shtete të ndryshme të Ballkanit janë infiltruar dhe punojnë për të shtuar ndikimin e Vladimir Putin në rajon. Ai deklaroi se ka emra konkretë që po vëzhgohen për lidhje me Moskën. Gjatë një konference, presidenti Dodik u shpreh se shërbimet britanike kanë miratuar 6 milionë paund për të luftuar ndikimin malinj të Rusisë në Ballkan, ndërsa kontributit në fonde i janë bashkuar edhe amerikanët.

“Në Sarajevë, Podgoricë dhe në Tiranë ka qendra të shërbimeve sekrete të Perëndimit. Ata kanë një listë me 300 emra që sipas tyre përhapin ndikimin malinj rus dhe serb. Këta persona janë në shënjestër”, u shpreh presidenti i Bosnjës Milorad Dodik. Dy ditë më parë ka ngritur alarmin edhe gjenerali i NATO-s Curtis Scaparrotti, i cili ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit është duke u përballur me një presion në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi.

Ai u shpreh se Ballkani është një nga zonat që mund të ketë probleme në të ardhmen, si pasojë e rritjes së ndikimit rus. “Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani. Rusia është duke punuar në Ballkan dhe ne në një farë mënyre i kemi larguar sytë nga ajo zonë. Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, u shpreh gjenerali i NATO.

Curtis Scaparrotti e konsideron Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike duke thënë se po ashtu Rusia është konkurrent afatgjatë që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim për ambiciet gjeopolitike. “Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik.

Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike të saj, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar”, tha ai.