GJKKO u u lodh shumë derisa e dënoi me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e akuzuar për korrupsion.
Gjykata gjithashtu vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.
Ndërsa avokati Ilir Pashaj u dënua më rëndë si bashkëpunëtorë, vetëm se dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
Vyshka u arrestua Korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 400 mijë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
Kjo është një tallje b*the me qytetarët shqiptarëhë ku shokët e drejtësisë nuk u bën shpirti të dënojnë ndokënd sepse janë vetë të përlyrë në gjithëfar aferash korruptive dhe kriminale.
Shërbimi i provës është bërë dënimi i paracaktuar për korrupsionin në drejtësi që u jep mundësi gjyqtarëvde dhe prokurorve që të hanë të qetë paratë e korupsionit dhe të poshtërsisë së tyre. /Ekskluzive.al