Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar dënimin dhe arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një intervistë për Ora News, ajo shprehet se i gjithë procesi ndaj Tahirit është orkestruar nga Edi Rama.
Kryetarja e LSI-së e ka cilësuar ish-ministrin si një nga oficerët e fushës së zotit Rama.
“A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky process është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama?
Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama.
Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është një situatë që ka vetëm emrin e Edi Ramës” – tha Kryemadhi.