osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dënimi i Izet Haxhisë: Politika nuk donte që të zbardhej vrasja e Azem Hajdarit! Berisha luftoi fort që të mbyllej si çështje

Dënimi i Izet Haxhisë: Politika nuk donte që të zbardhej vrasja e Azem Hajdarit! Berisha luftoi fort që të mbyllej si çështje

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka treguar sa i takon dënimit të Izet Haxhisë me 21 vite burg.

Këtë të premte që shkoi Gjykata dënoi me 21 vite burg Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 1998-ën. Zoti Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por përmes avokatit të tij mbrojtës kërkoi shpalljen i pafajshëm, kërkesë kjo që mesa duket nuk u mor në konsideratë nga gjykata.

Por sa i takon këtij vendimi, ka reaguar edhe zoti Fatos Klosi, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, shprehu bindjen se politika nuk donte që të zbardhej vrasja e Azem Hajdarit. Ish-kreu i SHISH theksoi se personi më interesuara që nuk donte zbardhjen e vrasjes së ish-deputeti Hajdari është ish-kryeministri Sali Berisha që sipas tij, luftoi fort që të mbyllej si çështje.

“Vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte deri diku i pritshëm, për shkak se gjatë këtyre viteve politika nuk ka dashur që të zbardhet kjo çështje dhe drejtësia i është nënshtruar asaj. Më i interesuari që të mos zbardhej dosja “Hajdari”, është ish-kryeministri Sali Berisha.

Formalisht drejtësia nuk e ka zbardhur vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, por në të vërtetë nuk ka dashur politika që ajo të zbardhej. Politika deri tani ka komanduar drejtësinë dhe kjo e fundit mesa duket i është nënshtruar asaj sa i takon kësaj çështje.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur për këtë çështje, pasi askujt nuk i interesonte rihapja dhe zbardhja e kësaj çështje. Sali Berisha dhe politikanët e përfshirë në vrasjen Azem Hajdarit e duan të harruar këtë çështje dhe askujt nuk i intereson zbardhja e saj, pasi do të dilte e vërteta.

Ndërkohë sa i takon se a ka pasur gisht Saliu në këtë ngjarje, mendoj se po”, deklaroi ai për gazetën “SOT”. Më herët gjatë kësaj fundjave që lamë pas, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri e cilësoi vendimin për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg si të pritshëm.

Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Beqiri theksoi se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës, e cila është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokat Beqirit, gjyqtari i çështjes u komandua nga ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.