osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Denar Biba: “Djegia e mandateve”?! Ligjërisht nuk ekziston, ka vetëm heqje dorë nga mandati!

Denar Biba: “Djegia e mandateve”?! Ligjërisht nuk ekziston, ka vetëm heqje dorë nga mandati!

Java ka nisur me zhvillime intensive politike. Partia Demokratike, me një vendim politik po shkon drejt dorëheqjes kolektive nga mandatet e deputetëve që kjo forcë politike ka në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi po kalon në një nga hallkat partiake dhe tashmë pritet vendimi i Këshillit Kombëtar. Duket se çdo gjë është drejt zyrtarizimit, por çfarë do të prodhojë ky vendim i demokratëve në aspektin kushtetues e institucional dhe a mund të krijojë ai një krizë parlamentare? Pikërisht për këtë çështje, i ftuari i parë i javës në emisionin “Top Talk” ishte Denar Biba, ekspert i së Drejtës Kushtetuese, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por, çfarë do të thotë termi “djegie mandatesh”, të cilin rrallë e kemi dëgjuar?

“Në zhargonin politik ndoshta sapo ka hyrë si term ‘djegie mandatesh’. Në fakt është përdorur edhe më herët, por njerëzit do të familjarizohen tani me të. Në terminologjinë juridike, koncepti ‘djegie mandatesh’ nuk ekziston, thjesht është heqje dorë nga mandati. Neni 71, pika 2 e Kushtetutës bën fjalë për heqje dorë nga mandati, ndërsa në thelb është e njëjta gjë. Vet deputeti mund të heqë dorë nga mandati”, shpjegoi nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Në sensin kushtetues, ky është një cilësim i thatë, teknik, por çfarë do të thotë në kontekstin politik, në terma realë?

“Besoj se më keni ftuar që unë të shpjegoj procedurat që do të ndodhin për qytetarët. Ligji, Kodi Zgjedhor, neni 64, në mënyrë të qartë thotë që nuk njihen deklaratat publike politike. Heqja dorë nga mandati, ose ‘djegia e mandatit’, nuk mund të bëhet përmes deklaratave politike, por bëhet individualisht. Çdo deputet shkon në Kuvend, duke qenë se mandati është individual dhe jo i partisë, pavarësisht se deputeti mund ta ketë marrë duke qenë pjesë e një liste. Ai duhet të shkojë përpara Komisionit për Rregulloren e Mandateve dhe Imunitetin dhe të deklarohet publikisht heqja dorë nga mandati. Kuvendi më pas ka kohë 30 ditë për të shpallur vakancën, duke njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili po ashtu brenda 30 ditëve ia kalon mandatin me vendim kandidatit më të parë në listën që ka depozituar partia ku ka milituar deputeti që ka hequr dorë nga mandati”, shpjegoi më tej Denar Biba, ekspert i së drejtës kushtetuese.

Kjo ngjarje është e paprecedentë, nuk ka ndodhur më parë…

“Është e rëndë, sepse çdo gjë që ndodh për herë të parë s’ka precedent, por kjo është e rëndë”.

Por a është i rrezikshëm?

“Ky më së paku tregon që demokracia shqiptare është larg të qenit e konsoliduar”, shtoi Biba.