Situata në vend dhe kriza politike sjell një delegacion të Komisionit të Venecias në Tiranë. Burimë për News24 bënë me dije se delegacioni pritet të zbarkojë në Shqipërinë nga data 9 deri më 11 shtator dhe do të ketë takime në Kuvend si dhe në Kryeministri. Po kështu delegacioni i Komisionit të Venecias do të takohet dhe me Presidentin e Republikës.
Kjo vizitë vjen pak ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi një kërkesë Komisionit të Venecias ku i kërkonte opinion në lidhje me nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit, pasi ai anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.
Megjithatë maxhoranca e cilësoi antikushtetues dekretin e Presidentit dhe shkoi në votime pa opozitën, ndërsa Presidenti ka shpallur një tjetër datë për zgjedhje, 13 tetorin. Pas kësaj përplasje, maxhoranca nisi procedurat e shkarkimi duke ngritur edhe një komision hetimor.
Megjithatë do duhet të vendimi i maxhorancës edhe nëse kalon në parlament të gjykohet nga Kushtetuesja, e cila është jashtë funksionit.