Është publikuar videoja e momentit të dhunimit të aktorit Laert Vasili edhe nga policia.
Në pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Kullës së Barit të SHQUP-it shihet se si Vasili debaton i pambrojtur nga policia, ndërkohë që qëndron mjaft i qetë në këmbë dhe nuk i dallohet asnjë shenjë dhunë.
Aktori fillon të debatoi dhe largohet pak nga efektivët, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë kllounët, pjesë e Aleancës që me stilin Babole sajuan historira për ta akuzuar Vasilin për grisje posterash dhe banderolash.
Nga ana tjetër, vetë Laert Vasili publikoi sot një video dhe disa foto, teksa shkruante se është dhunuar nga Robert Budina dhe disa koelgë të tjerë. Në foto ai shihet i shtruar në spital. Video tregon qartë kur dhunohet dhe fyhet nga kjo çetë maskarenjshë.
Kurse kjo video është publikuar nga kllounët që gjoja flasin në emër të artit dhe teatrit, por një fakt i rëndë bie në sy: Policia që bashkëpunon me një tufë njerzish që kanë pushtuar një instuticion publik dhe nuk ndërhyn për t’i larguar, por bashkëpunon në mbrotje të paligjshmërisë. /Ekskluzive