Një numër prej 2 mijë e 800 ushtarësh rusë thuhet se kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, vetëm 36 orët e para të luftimeve në agresionin rus ndaj Kievit. Me këtë shifër a thua se ushtarët janë pula, deri në fund të Shkurtit nuk do mbese këmbë ushtari rus i gjallë në Ukrainë.
Shifrat janë deklaruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar.
Më tej, ajo ka shtuar se rreth 516 mjete luftarake janë shkatërruar. Dhjetë avionë janë rrëzuar dhe shtatë helikopterë janë goditur nga Ushtria e Ukrainës.
Nëse këto shifra vërtetohet të jenë zyrtare, atëherë numri i shtetasve rusë të vrarë deri tani do të ishte 10-fish më i lartë se ai i shtetasve ukrainas, të cilët mendohet se janë rreth 200-250.