osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Del fotoja e 35-vjeçarit që u ekzekutua sot me armë zjarri, vëllai i tij në burg për vrasje, zbardhet zanafilla si nisi sherri vite më parë

Del fotoja e 35-vjeçarit që u ekzekutua sot me armë zjarri, vëllai i tij në burg për vrasje, zbardhet zanafilla si nisi sherri vite më parë

Vendi ynë u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjoçaj Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar.

35-vjeçari Albi Bashalliu është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia ka ngritur disa postoblloqe për krehjen e zonës, me qëllim gjetjen e autorit/ autorëve të vrasjes.

Burime bëjnë me dije se vëllai i viktimës së sotme, është arrestuar për një vrasje të ndodhur në verën që lamë pas (muajin qershor) po në Peqin.

Leonard Bashalliu vrau me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, në ambientet e një lokali.

Burime thanë asokohe se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishtur mjetin autorit, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet.

Mësohet se Leonard Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.

Paraprakisht dyshohet se edhe vrasja e sotme ka ndodhur për motive hakmarrje, dhe kjo është një nga pistat ku është duke hetuar policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.