Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e fund vitit me gazetarët edhe për ndryshimet në qeveri.
Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me derkretimin e ministrave nga ana e presidenti, Rama dhe se Meta të marrë kohën e duhur për ta kryer këtë akt.
Më tej teksa foli për ndryshimet në Qeveri, Rama sqaroi se përse ka bërë zgjedhje të personave me një profil jo politik.
Në përgjigje të interesit të medias, Rama e quajti këtë “krejtësisht humbje kohe për një debat mes ministrave politikë dhe teknikë”.
“Nuk shoh arsye për të dyshuar në faktin që Presidenti i Republikës të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat si kundër e kërkon kushtetuta.
Ndërkohë që po ky ngërçi i kaluar do të adresohet patjetër në rrugën e duhur për të pasur një qartësi të plotë, jo për të djeshmen, as për marrëdhënien e sotme me Presidentin, por përgjithmonë në raport me këtë institucion garant të Republikës së Shqipërisë.
Më kujtohet mirë që edhe kur krijuam kabinetin e parë u kritikova dhe për disa vite ministrat që u larguan së fundmi konsideroheshin si teknikë. Unë vetë që më shikoni këtu jam frut i asaj mënyrë të të qenit në PS dhe i këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që të jetë pranë por nuk është e anëtarësuar, kur u bëra MK nuk isha anëtar i familjes socialiste, isha i “marrë nga rruga”.
Kjo është një traditë shumë pozitive, jam shumë krenar që e kam thelluar dhe sa kohë që do jem në detyrë do ta thelloj.
Kam shumë besim që puna do të tregojë dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve dhe padiskutim në cdo rast këshilltarët publikë do të bëjnë detyrën e tyre, po të ishin politikë do të thoshin ku i ka njerëzit e ndryshimit, apo ata pa parti, ndërkohë që ju sigurisht që të gjitha ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitet e tyre të padiskutueshme por kanë një sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit socialistë pavarësisht nëse kanë apo jo kartë anëtarësimi”– tha Rama.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta vonoi dreketimin e ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshaj me argumentin se ai ishte gjeneral në detyrë.