osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DEKRETI/ Katër argumenta për t’u mbajtur mend nga konflikti Lleshi-Meta

DEKRETI/ Katër argumenta për t’u mbajtur mend nga konflikti Lleshi-Meta

Një debat sa i paprecedent, aq edhe i kotë, që mbajti peng politikën shqiptare për 2 javë me radhë u mbyll ditën e djeshme, me dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Gjatë të gjithë kësaj kohe, debati u përqëndrua rreth kompetencave të Presidentit, rreth përcaktimeve kushtetuese dhe marrëdhënies së kreut të shtetit me qeverinë, tematika të cilat jo të gjithë qytetarët i njohin me detaje.

Për këtë arsye, është e nevojshme të bëhet një përmbledhje, me 4 gjëra më të rëndësishme që duhet të mbahen mend nga e gjithë kjo histori.

1. Presidenti shkeli Kushtetutën

Sipas Kushtetutës, funksioni numër një i Presidentit të Republikës është të garantojë respektimin e Kushtetutës. Këtë herë, garanti ishte shkelësi i parë i dokumentit themeltar. Sipas përcaktimeve ligjore, Presidenti ka për detyrë të dekretojë çdo ministër të propozuar nga mazhoranca dhe në rastin e ndonjë objeksioni të mundshëm, i vetmi mekanizëm i parashikuar në Kushtetutë është lejimi i Presidentit, për të shprehur me shkrim apo me gojë, objeksionet e tij tek Kryeministri. Mosdekretimi nuk është në vazhdën e kompetencave të parashikuara të Presidentit.

2. Një standart i ri Presidencial

Në historinë parlamentare të Shqipërisë, është përsëritur shpesh rasti kur Presidenti dhe qeveria kanë pasur konlifkte të qarta midis tyre. Qeveria Berisha pati konflikte si me Alfred Moisiun, ashtu edhe me Bamir Topin. Nga ana tjetër, qeveria Rama nuk ka pasur një bashkëjetesë të lumtur me Nishanin dhe tanimë më as me Metën. Megjithatë, asnjë President i mëparshëm, nuk kishte tentuar ndonjëherë të politizonte postin e tij, duke shkelur qartë përcaktimet kushtetuese. Paraardhësi i Metës, Bujar Nishani, në rastin e emërimit të Xhafajt si Ministër i Brendshëm u shpreh publikisht se ai nuk ishte dakord me këtë kandidaturë, “por Kushtetuta nuk i jep të drejtë Presidentit të mos dekretojë”. Të njëjtën përgjigje dhanë edhe Presidentët Topi dhe Moisiu, të pyetur në opinionin publik.

3. Standarti i dyfishtë politik

Përballë presionit në rritje, në fillim të javës së dytë Presidenca u detyrua të prodhonte një arsye për mosdekretimin e gjeneral Lleshit, diçka e cila nuk shprehej në refuzimin fillestar. Arsyeja e identifikuar ishte statusi i ushtarakut aktiv që gëzonte gjenerali. Megjithatë, në emërimet e tjera që janë kompetencë e Presidentit, një situatë e tillë ishte trajtuar krejt ndryshe. Më i njohur është rasti i Vitori Tushes, gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, e cila kandidoi për në KLD, pa pasur nevojë që të jepte paraprakisht dorëheqjen. Standarti i ndjekur deri më tani nga Presidenca ishte që në momentin e propozimit, nuk lindte nevoja e dorëheqjes nga posti në detyrë dhe kjo dorëheqe ndodhte vetëm kur Parlamenti votonte për t’I besuar invididit pozicionin e ri. Madje në rastin e kolonelit Demiraj, Ministër i Brendshëm në periudhën mars-gusht 2017, Presidenti as që e kërkoi dorëzimin e statusit të ushtarakut aktiv. Standarti i dyfishtë i mbajtur mund të justifikohet vetëm me interesat e ngushta politike të palëve.

4. Rama fitues në mundje doren KM-PR

Përtej debatit kushtetues, ligjor apo politik, kjo përballje u shndërrua edhe në një sfidë personale midis Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama. Madje, ky i fundit shfrytëzoi një seancë Parlamentare, për të renditur një pas një të gjithë shkeljet, që sipas tij kishte kryer kreu i qeverisë. Presidenti, nga ana e tij, me këmbëngulje shpalli se qëndrimi i tij nuk kishte asnjë sfond politik, por ai ishte i vendosur të mbronte pavarësinë dhe solemnitetin e Presidencës. Pavarësisht se Rama mund të drejtonte fare lehtë qeverinë dhe me Lleshin si zv/ministër të parë, një precedent i ndodhur më parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, Kryeministri çoi dy herë kërkesën për dekretim, duke sfiduar në mënyrë të përsëritur retorikën dhe argumentat e përdorura nga Presidenti. Në fund, nga kjo mundje dore, Presidenti Meta u detyrua të tërhiqej, jo sepse dëshironte, por sepse qëndrimi i tij nuk mund të justifikohej më gjatë, duke i dorëzuar fitoren Kryeministrit Rama.