Presidenti i Greqisë, Pavlopulos, ka ndezur debatin duke thënë se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve.
Deklaratat ai i ka bërë gjatë referatës së mbajtur me rastin e përkujtimit të ngjarjeve të 29 shtatorit 1943, ku ka thënë se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët, ndërsa theksoi se nuk diskutohet e vërteta historike e aktivitetit te tyre kriminal në zonë.
“Për këtë tragjedi kanë përgjegjësi çamët si bashkëpunëtorë te tyre”, tha kreu i shtetit grek.
Ndërkohë, sipas tij, çamët nuk u ndoqën nga Thesprotia, siç pretendojnë sot, por u larguan “te mos gjykohen si bashkëpunëtorë të Nazistëve, sepse duhet te dilnin para gjyqit për krime kundër njerëzimit”.
Pavlopulos ka theksuar se çështjet që të ashtuquajturit Çamë paraqesin në tryezën e bashkëbisedimeve fyejnë kujtimin e viktimave dhe ndikojnë negativisht ne marrëdhëniet greko-shqiptare.
“Akoma dhe sot shtrembërojnë te vërtetën. Deklarojnë se luftuan kundër gjermanëve, se nuk bashkëpunuan me ata. Shtrembërim mjaft provokues i historisë, mjaft fyese për viktimat e krimeve çnjerëzore që u kryen në zonë.
E përsëris, çdo mbështetje e kësaj teorie gënjeshtër nga fqinjët shqiptarë ndikon, madje ne mënyrë decisive, marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.