Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me ecurinë e hetimeve për ish Kryeprokurorin e Shqipërisë.
“Prokuroria e Përgjithshme dhe Arta Marku, duhet të gjejnë një gjyqtar i cili të firmosi tani arrestimin e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla”,- tha Hoxha.
Sipas tij, të gjitha provat janë dhe la të kuptohet që dosja e Llallës tashmë është e kopsitur me fakte.
Sipas ligjit të ri saktësoi gazetari Artan Hoxha, vendimi për arrrestimin e Adriatik Llallës mund të meret nga prokurori dhe gjyqtari, pa qenë nevoja për praninë e vetë ish Prokurorit të Përgjithshëm dhe avokatit të tij.
Hetimet për Llallën ka në filluar zyrtarisht mbi dy muaj më parë nga Prokuroria e Durrësit.
Pak ditë më parë dosja e tij me nr. 447 është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kompetencë. Dhe nga aty pritet nga dita në ditë të dalë kërkesa për arrestimin e mundshëm të Adriatik Llallës.