Kreu i ri i Akademisë së Shkencës bëri një deklaratë aspak të zakontë që dha shumë reagime jo vetëm nga opinioni publik por edhe personazhe të fushave të ndryshme.
Së fundmi, është organizata e grave ajo që ka kërkuar të mbahet përgjegjësi dhe të rishikohen çështjet parimore lidhur me deklarata të tilla seksiste.
Shoqata dhe organizata e grave i kanë drejtuar një letër të hapur Asamblesë së Akademisë së Shkencave ku kërkojnë që ky institucion të mbajë qëndrim ndaj gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve.
“Duke marrë shkas nga gjuha dhe qëndrimi fyes i përdorur nga Z.Skënder Gjinushi, i sapozgjedhur në detyrën e nderuar të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj gazetares Enkeleda Mema gjatë një interviste në datën 24 Maj 2019, sjellim në vëmendjen tuaj shqetësimin e thellë që kemi për faktin se qëndrime të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe janë pjesë e gjithë aktualitetit social, politik e kulturor të vendit
Ajo që na shqetëson më tepër në këtë rast është se kjo gjuhë po përvetësohet edhe nga përfaqësuesit më të lartë të shkencës”-thuhet në letrën e hapur të AËEN.
Për këtë arsye Rrjeti i Fuqizimit të Gruas i bën thirrje Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të reagojë menjëherë dhe të bëjë përgjegjës Z.Gjinushi për gjuhën e përdorur, me qëllim që kjo gjuhë të mos zërë vend në qarqet e urta të shkencës shqiptare.
AËEN i bën thirrje edhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe organizmave të tjerë që sipas detyrave të tyre të mbajnë qëndrim në bazë të ligjit dhe të veprojnë kundër gjuhës së papranueshme, diskriminuese dhe seksiste të përdorur.
“Qëndrime të tilla jo vetëm që janë hapa pas për një vend dhe një shoqëri demokratike, por janë qëndrime diskriminuese dhe në kundërshtim të plotë me Konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore”-përfundon letra e AWEN.