osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deklaratat e Yuri Kim “tërbojnë” Berishën, “non grata” sulmon dhe kërcënon ambasadoren: Mos ndërhy në fushatë!

Deklaratat e Yuri Kim “tërbojnë” Berishën, “non grata” sulmon dhe kërcënon ambasadoren: Mos ndërhy në fushatë!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kërkoi të mos votohen “non gratat” dhe kjo e ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Më konkretisht ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e krahasoi Berishën me një piroman që rrezikon t’i vërë zjarrin vendit.

Dhe kjo deklaratë e fortë, duket se e lë pa gjumë Berishën. Ish-kryeministri doli dje në një konferencë për mediat, nga ku sërish sulmoi ambasadoren dhe madje e kërcënoi hapur.

“Ajo që mund të them unë është se përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD-së, për emërimin në krye të kësaj partie të eksponentëve të lidhur gjer në palcë me krimin, të eksponentëve të financuar, sipas burimeve amerikane, nga rusët dhe të lidhur me krimin, nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmi se kjo ka funksionuar si anëtare e ekipit McGonigal apo si McGonigal me fustan.

Kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, properëndimore të një vendi anëtar të NATO-s. Përsa i përket deklaratës së fundit, unë i dhashë përgjigjen që gjykova se ishte e nevojshme, por tani më duhet të them se kam vetëm një shtesë. Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre.

Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren”, deklaroi ai. Më tej ai deklaroi se ka komunikuar dhe me chat GTP, teksa kërcënoi ambasadoren për ndërhyrjen në zgjedhje.

“Por një fjalor i tillë është i papranueshëm. Pyeta edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll. PD po ecën e sigurt në fitore. I them një gjë dhe e mbyll.

E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim”, nënvizoi Berisha. Deklaratat e ambasadores Kim u bënë pak ditë më parë nga Shkodra. Berisha kishte disa ditë që e sulmonte dhe ajo ju përgjigj ashpër, duke ja bërë të qartë se me amerikanët nuk luan dot.