Sot Sali Berisha kerkon qe te marre pushtetin ne tavoline dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakoshme, ne te kundert, PD nuk do hyje ne zgjedhje dhe nuk do lejoje zhvillimin e zgjedhjeve.
Por, çfare thoshte Sali Berisha per bojkotin dhe zgjedhjet kur ishte vete ne pushtet?
Me poshte po ju sjellim dy deklarata te Berishes, ku siç shihet ne te dyja rastet Berisha pushtetar thoshte se ‘Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë ç’të dojë, unë zgjedhjet do t’i bëj. Ju bëni si të doni, bojkot ose jo. Unë ju ftoj të merrni pjesë. nëse ju doni të merrni pjesë, jeni të mirëseardhur, doni të bojkotoni… bojkotoni.’.
– Sali Berisha 27.12.2010
“Zgjedhjet do të bëhen, garantoj shqiptarët se do të jenë të lira dhe të ndershme. Zoti Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë ç’të dojë, unë zgjedhjet do t’i bëj. Ju bëni si të doni, bojkot ose jo. Unë ju ftoj të merrni pjesë. Nëse ju doni të merrni pjesë, jeni të mirëseardhur, doni të bojkotoni… bojkotoni. Keni vërejtje për Kodin Zgjedhor, sillni amendamentet. Në të kundërt vazhdoni programin sipas kërkesave të kryetari tuaj”.
– Sali Berisha 10.04.2009
“Është normale që opozita ta shohë me lupë procesin zgjedhor, unë kam mirëkuptim për këtë….përsa i përket zgjedhjeve, nuk pranoj t’i shtyj asnjë ditë, po të doja ta bëja, e kisha bërë”.