Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur zyrtarisht protestën e opozitës të cilën e quajti si më të madhen në histori.
Edhe pse kishte parashikuar që revolta të zgjaste 48 orë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, lideri i opozitës vendosi që të mos e zgjasë më shumë se tre orë.
Duke folur me nje gjuhe te ashper, Basha tha se askush nuk duhet ti ktheje faqen tjeter kur goditen nga horrat shtetit, por duhet ti godasin mbrapsht.
Por kush jane ”horrat e shtetit” sic i quan Basha, qe jane goditur nga militantet e tij?
Ata ne fakt jane policia, e cila eshte goditur me gur, shashka, kapsolla e sende te tjera te forta nga militantet e tij e te Kryemadhit.
Per Bashen, ata jane horrat, ndersa dhunuesit jane e ardhmja e Shqiperise drejt BE-se.