osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deklarata e pasurisë/ Misteri: Llalla blen tokë me 92 lekë metrin katrorë në 2017

Deklarata e pasurisë/ Misteri: Llalla blen tokë me 92 lekë metrin katrorë në 2017

Nga Adriatik Doci

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po ‘shkëlqen’ në biznesin e pronave. Por deklarata e pasurisë së tij për vitin 2017 rrethohet nga një mister, për shkak të një pasaktësie, e cila nuk dihet nëse është e qëllimshme apo shkak i një pakujdesie.

Në deklaratën e pasurisë ish-kryeprokurori shkruan se ka blerë 249 mijë m2 tokë për vetëm 10 305 000 lekë, por në kontratën e firmosur, rezultojnë 24 mijë m2 tokë, blerë me të njëjtin çmim. Duke marrë të mirëqenë se sipërfaqja e tokës së shkruar nga Llalla në deklaratë është dhjetë herë më pak, pra një gabim nga pakujdesia, ish-kryeprokurori, gjatë vitit 2017, deklaron se ka blerë 12 000 m2 tokë arë për 1 125 000 lekë.

Sipas përllogaritjeve, Llalla ka blerë një metër katrorë tokë me 92 lekë. Po gjatë këtij vitit, ish-kryeprokurori thotë se ka blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë, pra me 615 lekë metrin katror. Gjithashtu, ish-kryeprokurori deklaron se ka blerë edhe një tjetër tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë.

Në këtë rast Llalla e ka marrë me 600 lekë metrin katror. Tokat shtrihen përballë qendrës tregtare TEG, në Mjull Bathore dhe pranë një resorti të njohur në fshatin Qeha Shytaj. Në këtë zonë një metër katrorë tokë varion nga 50 deri në 150 euro, por Llalla e ka blerë një metër katrorë me 92 lekë deri në 600 lekë.

Ndryshimet e tjera në pasuri
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron pakësimin e një llogarie bankare në shumën 87 984 euro, ndërsa gjendja aktuale është 52 711 euro. Gjithashtu, Llalla deklaron pakësimin e llogarisë së pagës me vlerë 1 689 996 lekë, pakësimin e gjendjes cash me 500 000 lekë, pagën si kryeprokuror 1 700 344 lekë. Në emër të gruas deklaron të ardhura nga raporti i barrëlindjes 588 658 lekë, blerjen e një automjeti 4 800 euro si dhe pakësimin e një llogarie rrjedhëse me vlerë 167 708 lekë.

Por teksa Llalla deklaron se ka blerë 249 mijë m2 për 10 milionë lekë, në vitin 2016, Llalla ka shitur një ullishte me sipërfaqe 3 000 m2 për 233 944 euro. Këtë sipërfaqe toke Llalla e ka blerë në vitin 2007, me vlerë 1 500 000 lekë. Ish-kryeprokurori deklaron se këto para i marrë borxh tek një i afërm. Po gjatë vitit 2016, kur Llalla shiti tokën për 233 mijë euro, ka blerë tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, për vetëm 4 500 000 lekë. Gjithashtu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, për të cilin mediat kanë raportuar se është nën hetim për pastrim parash, posedon një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës me vlerë 2 200 000 lekë.

Më parë, Llalla ka deklaruar një shtëpi banimi me sipërfaqe 180 m2, me vlerë 7 000 000 lekë, ndërtuar në vitin 1996, burimi trashëguar nga familjarët dhe të ardhura nga Letra me Vlerë, konvertuar në monedhën vendase, 4 000 000 lekë. Llalla thotë se posedon 1/3 e kësaj shtëpie. Gjithashtu, Llalla ka deklaruar posedon 1/3 pjesë të një trualli me sipërfaqe 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë, blerë në vitin 1995 me të ardhura nga puna në emigrim. Ish-kryeprokurori ka deklaruar gjithashtu një shtesë kati mbi banesë dhe shtesë ballkonesh me sipërfaqe 180 m2, me vlerë 800 000 lekë, ku posedon 1/5.

Dyshimet
Biznesi i Llallës me tokat nis më 9 janar 2007, me blerjen e një sipërfaqeje toke prej 3 mijë metrash katrorë ullishte në Mjull Bathore. Çmimi i deklaruar i blerjes është 1.5 milionë lekë të reja dhe burimi i tyre, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2008 është një borxh i marrë te kunati. Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes.

Çmimi në treg i pronës rezultoi të ishte megjithatë edhe më i lartë se ai i referencës, çka i siguroi atij një portofol të pasur parash për transaksionet e mëvonshme në pasuri të paluajtshme. Më 4 qershor 2016, Llalla hyn në marrëdhënie biznesi me një kompani ndërtimi, së cilës i shet tokën në Mjull Bathore për një vlerë totale prej 249 mijë eurosh.

Pasuria e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për 2017
Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2 për 1 125 000 lekë.
Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë.
Blerë tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë.
Pakësuar llogarie bankare 87 984 euro, ndërsa gjendja aktuale është 52 711 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse e pagës me 1 689 996 lekë.

Pakësuar gjendja cash me 500 000 lekë.
Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 700 344 lekë.
Të ardhura nga raporti i barrëlindjes së bashkëshortit, 588 658 lekë.
Blerë automjet bashkëshortja, 4 800 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse, 167 708 lekë.

Pasuri të mëparshme të Adriatik Llallës
Shitje tek të tretë te një ullishte me sipërfaqe 3000 m2 në Mjull-Bathore, me 233 944 euro.
Blerë më 05.12.2016 tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë.
1/3 pjesë të një shtëpie banimi me sipërfaqe 180 m2, 7 000 000 lekë, ndërtuar në vitin 1996, burimi trashëguar nga familjarët dhe të ardhura nga Letra me Vlerë, konvertuar në monedhën vendase, 4 000 000 lekë.

1/3 pjesë të një trualli me sipërfaqe 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë, blerë në vitin 1995 me të ardhura nga puna në emigrim.
Shtesë kati mbi banesë dhe shtesë ballkonesh me sipërfaqe 180 m2, 800 000 lekë, pjesa 1/5.
Tokë bujqësore me sipërfaqe 3 000 m2, vlera 1 500 000 lekë, blerë me para marre hua një të afërmi.
Apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës për vlerën 2 200 000 l