Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ka acaruar politikën dhe opinion publik serb teksa gjatë një fjalimi në Knin të Kroacisë, ku shpalli kandidaturën për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Ajo deklaroi se ndihet e penduar që nuk ka luftuar kundër Serbis, gjatë operacionit të suksesshëm “Stuhia” të ushtrisë kroate, në gusht të vitit 1995, e cila solli çlirimin e plotë të Kroacisë nga pushtuesit serbë.
Media serbe e ka vendosur në kryeartikull deklaratën e Kitarovic: “Më vjen keq që nuk i kam qëlluar serbët”, deklaroi presidentja.
Marrëdhëniet mes dy fqinjëve nuk janë përmirësuar asnjëherë, që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet ’90. Lufta në Kroaci u mori j.etën më shumë 16 mijë njerëzve në 4 vite.