Neymar është një ndër lojtarët më të komentuar të Botërorit. Dashje pa dashje, braziliani tërheq gjithmonë vëmendjen drejt vetes. Ai shënoi në ndeshjen e fundit të ekipit 5 herë kampion të Botës, në fitoren kundër Kosta Rikës, por stili i tij i lojës nuk i pëlqen thuajse askujt.
Ish-kapiteni i Uruguait, Diego Lugano, ka akuzuar ashpër sulmuesin brazilian për stimulimet e tij dhe nuk e krahason kurrë me Ronaldon dhe Messin. “Simulon dhe kërcen gjatë gjithë kohës, stili i tij nuk më pëlqen. Nuk pëlqehet as nga lojtarët e tjerë. Nuk ka respekt për asnjeri, ndryshe nga Messi dhe CR7”.
“Sa herë që pëson 3 faulle, në Brazil flasin për një gjueti ndaj tij. Mjaft na çanë b*thën me këtë histori. Neymar mbulohet në këtë mënyrë kudo, në Amerikën e Jugut dhe në Europë”, – shprehet ish-kapiteni i Uruguait, Lugano.