“Janë një numër i madh sigurimsash që i mban si deputetë Lulzim Basha”,- kështu është shprehur ish-kryetari i Partisë Demokratike, dega Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në studion e lajmeve në “Fax news”.
Më tej Elezi ka thënë se me listat e bëra për Partinë Demokratike, Basha ka thyer me të dyja këmbët rregullat, dhe sipas tij këtë veprim nuk e kanë bërë as monarkët më të njohur.
“U goditën shumë drejtues në nivel seksionesh. Në degëve u bë rrëmujë. Shto departamente. Këshilli Kombëtar nuk u mblodh asnjëherë, u quajt një hall më teper.
Lul Basha i ka thyer rregullat me dy këmbë. Nuk mund të marrësh tri vetë dhe të bësh listat. Edhe monarkët më të fuqishëm nuk e kanë bërë atë që ka bërë Basha. Mund të akuzohet Berisha si autokrat, por në raste të tilla nuk ka pas probleme.
Kam kërkuar të bëhet vettingu brenda PD-së. Ka deputetë që kanë shërbyer në sigurimin e shtetit dhe nuk e kanë kartën. Janë një numër i madh sigurimsash që i mban në pushtet Lulzim Basha”,- u shpreh Elezi.