Në një fjalim në Forumin e Ditëve të Zhvillimit Evropian 2018, Juncker theksoi se duhet të ndalet së dhëni mësime për të gjithë. Ndër të tjera, sipas Anadolu Agency (AA) ai shtoti se duhet t’i japin fund të menduarit se çdo gjë është në rregull nëse punët shkojnë mirë në Evropë. Ai thotë ecuria e botës për momentin nuk është e mirë.
“Si evropianë, ne duhet të ndalojmë së dhëni mësime për të gjithë. Me shtetet e tjera duhet të formojmë partneritetet si të barabartë”, deklaroi Juncker, duke shtuar se Evropa pavarësisht se nuk është zgjidhje për çdo problem, ajo duhet të bëjë pjesën e saj në arenën globale.
Juncker edhe më parë ka bërë një deklaratë të tillë duke thënë se, “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore. Mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”.