I ftuar në emisionin Review, në Euronews, ishte këtë të shtunë Mark Nika, xhaxhai i protuestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, Aleks Nika.
Mark Nika u pyet nga gazetarja Jonida Shehu në lidhje me bisedën që kishte patur gjatë takimit me kryeministrin Rama këtë të shtunë, në përkujtimin e 12 vjetorit të protestës së përgjakshme.
Nika tha se nuk kishte folur me kryeministrin në lidhje me audion e re të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku dëgjohet kreu i Gardës në atë kohë Ndrea Prendi, që të udhëzojë vartësit të mbajnë armët gati.
Nika zgjodhi të mos jepte detaje të hollësishme nga takimi konfidencial me kryeministrin Rama.
Jonida Shehu: Keni qenë në takim kryeministrin, keni folur për këtë provë? Keni pasur komunikim me kryeministrin për këtë provë të re?
Mark Nika: Në komunikim me kryeministrin nuk është futur në analizën e provës, pasi nuk është në kompetencën e tij.
Jonida Shehu: Mendova se mund të kishit folur në mënyrë kofidenciale, me shpresë që të zba
Mark nika: Kofidenciale është çështje tjetër!
Prokuroria e Shqipërisë falsifikon, ka masakruar dosjen e Aleksit, ajo dosje nuk ka më prova. Nuk na japin asnjë informacion.