Debati në Big Brother Vip Albania mori përmasa të tjera mbrëmjen e djeshme teksa Luizi dhe Kejvina po përplaseshin me njëri tjetrin.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Kejvina po sulmonte këngëtarin për mënyrën se si ai i drejtohet banorëve të tjerë. Ndërkohë në një moment ata patën edhe një replikë mes tyre, ku Kejvina tha se Luizi nuk meriton as të marrë frymë, duke i përmendur edhe të atin.
“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur”, thotë disa herë modelja e Big Brother-it.