Një debat i fortë ka plasur në Kuvend ku deputeti Xhaferraj e ka kaluar cakun duke përdorur një gjuhë aspak të përshtatshme.
Xhaferraj: Pavarësisht replikave me pjesën e sipërme të fundit të barkut, se ç’përfaqëson Rama u duk pas zgjedhjeve të fundit, që mori një grup çupërinash pa asnjë kontribut politik dhe ty të la po aty
Lindita Nikolla: Të lutem shumë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë, kërkoni ndjesë…
Lindita Nikolla: Nuk mund të flisni me atë gjuhë.
Mirela Kumbaro nga vendi: Kërko ndjesë
Lindita Nikolla: Shumë e rëndë zoti Xhaferraj, kërko ndjesë
Sali Berisha: A mund të vendosni qetësi me këto ministre të eksituara, do vendosni paq?
Lindita Nikolla: Ju lutem mos filloni edhe ju…
Taulant Balla për Berishën: “… për akuzat që kishe për kryeministrin Rama, ti atij i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut, ti i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut.”