osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Degardon Rruga e Arbërit: Berberi i Ballukut hedh 40 milionë euro për të mbuluar gropat e hajdutit Rrok Gjoka! Rruga duhet bërë nga e para

Degardon Rruga e Arbërit: Berberi i Ballukut hedh 40 milionë euro për të mbuluar gropat e hajdutit Rrok Gjoka! Rruga duhet bërë nga e para

Të inaugurosh projektet para afatit, kur në fakt veprat ende nuk janë përfunduar.

I tillë është edhe rasti i Rrugës së Arbrit, një aks që pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe Tiranës, punimet e së cilës vijojnë ende.

E parashikuar sipas kontratës koncesionare të lidhur me kompaninë Gjoka në 2018 që vepra të përfundonte plotësisht në prill të 2022, por problemet dhe kompleksiteti i tunelit të Murrizit kanë bërë që qeveria të shtyjë afatin edhe me 17 muaj të tjerë, duke e çuar përfundimin e saj në shtator të vitit të 2023.

Ky vendim shtyrje nuk u lajmërua në kohën kur u morr, por disa muaj më vonë kur ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku u thirr në Kuvend për të dhënë shpjegime.

Ëndrra e dibranëve ta përshkojnë këtë rrugë të përfunduar e pa asnjë pengesë, duket edhe më e largët.

Rruga gjoja e ndërtuar nga Rrok Gjoka, duhet bërë nga e para, pasi po degradon plotësisht. Në të gjithë segmentin duken gjurmët e vjedhjes, pasi ka ikur shtresa e asfaltit, për shkak të mungesës së shtresave.

Premtimet për ndërtimin e saj datojnë prej dekadash, ndërsa punimet për këtë aks kanë nisën që në kohën e qeverisë Berisha në vitin 2008.

Që prej asaj kohë, mungesa e fondeve dhe një konsensusi mes palëve e ka shndërruar këtë një vepër komplekse që nuk ndalon së marrë fonde nga buxheti.

Së fundmi, 20 milionë euro janë tenderuar për skarpatet në dy segmente të saj, Shkalla e Tujanit dhe Plani i Bardhë.

Por, këto kosto nuk ngarkohen mbi koncesionarin që po ndërton rrugën, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit, ka gjetur zgjidhjen duke hapur 4 tendera të tjerë të fituar nga kompani të tjera.

Më herët, qeveria akordoi edhe një tjetër fond prej 20 milionë euro shtesë për të mbuluar defektet dhe për të përmbyllur punimet në Tunelin e Murrizit.

Koncesionari dështoi në hapjen e tunelit dhe ka ndërtuar një rrugë alternative në një zonë shumë malore e cila gjatë dimrit bllokohet si nga rrëshqitjet e tokës nga shiu ashtu dhe nga dëbora dhe akulli në ditët me ngrica.

Rruga e Arbrit është kthyer në rrugën që nuk mbaron kurrë dhe që çdo vit gëlltit milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Degradimi i rrugës

Pjesa e rrugës e përfunduar është bërë e rrezikshme për t’u kaluar, pasi asfalti është çarë, ka humbur dhe shkitur, ura kryesore është çarë në mes, ndërsa tuneli më i rëndësishëm tashmë është braktisur nga mjetet e kompanisë Gjoka, për të përfunduar tunelin që del në Palasë.

Pjesa gjoja e përfunduar e Rrugës së Arbërit është një dëmshmi tronditëse korrupsioni mes halldupit të parave publike Rrok Gjoka dhe qeverisë.

Kompania Gjoka ka abuzuar me shtresat dhe ngjeshjen e bazamentit të rrugës, për të fituar sa më shumë para, aferë e cila ka sjellë degradimin e rrugës ende pa përfunduar.

Sipas inxhinerëve nuk ka terren më të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm në Shqipëri se sa terreni ku kalon Rruga e Arbërit, por babëzia e Rrok Gjokës për të vjedhur dhe kapur punë sa më shumë, ka sjellë shkatërrimin e rrugës.

Kush kalon sot nga Rruga e Arbërit është i qartë për skandalin, ndërsa kush nuk ka kaluar mjafton të shikojë disa foto.

Rruga duhej të përfundojë në prill 22, por tashmë duhet një tjetër tender për të ndërhyrë në pjesët e shembura.

Rrok Gjoka i ka tërhequr makineritë me urdhër të Ballukut, duke di zhvendosur në Palasë për të përfunduar rrugën dhe tunelin që të çon tek vilat e Samirit.