osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dedikuar të birit sa qe në këtë jetë, poezia rrëqethëse e Visar Zhitit për Atjonin

Dedikuar të birit sa qe në këtë jetë, poezia rrëqethëse e Visar Zhitit për Atjonin

Ka kaluar thuajse 5 vite nga aksidente tragjik ku humbi jetën Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti! Ishte prag Krishtlindjesh, atëher kur një xhiro me motor do të rezultonte fatale për 19 vjeçarin Atjon e shokun e tij Serxho i cili mbeti i paralizuar.

E ëma Eda Zhiti e i ati Visar humbën djalin e vetëm të dy gjetën forcën ta hidhnin të gjithë hidhërimin në letra, ku përmes fjalëve që zgjidhnin shprehnin dhimbjen pakufij. Ja ç’shkruan sot shkrimtari, për të birin sa qe në këtë jetë ndiqni pamjet

Bir, i vogli im, i bukuri, degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë
përherë… e di ç’do të bëhem kur të rritem?… bëhu ç’të duash, biri im, por idashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohemtë hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.

Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje ëndrrën tënde.

Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem
fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.

Deti, bir. Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e
përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.

Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.

Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhenë det.

E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi lotët, që nuk i fsheha dot.Fati i atij peshku… i ngjashëmme… mbase … e jo vetëm… ndiqni pamjet.