Lojtari kosovar Mërgim Berisha ka debutuar sot me kombëtaren e Gjermanisë. Panzerat zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj Perusë të cilën e fituan 2-0. Të dyja golat u shënuan nga Fulkrug.
Në minutën e 75’ ishte pikërisht Fulkrug që i la vendin në fushën e lojës Mërgim Berishës.
Shqiptari nga Kosova luajti një çerek ore lojë me kombëtaren gjermane të drejtuar nga Hansi Flick. Berisha luan me Augsburg në Bundesligë por kartonin e tij e ka në pronësi Fenerbahche.
Ai gjithmonë ka pasur ëndërr të luajë me 4 herë kampionët e botës dhe sot Flick ia plotësoi atë. Berisha vjen nga një familje nga Kosova e cila ka emigruar vite më parë në Gjermani.