Kryebashkiku Erion Veliaj ka zhvilluar për rreth 3 orë një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës.
Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet.
Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar. Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë.
Me tej Veliaj tha se studimi shkencor i vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania,” publikom raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në situatë lufte, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti;
Relacioni i vitit 2014 të Institutit të Monumenteve të Kulturës thotë se Gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë. Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë, dhe në mirëmbajtjen e pjesëve të dukshme të tij. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë, nuk ka pasur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij.
Akt kontrolli i bërë më 2014 , pa qenë unë kryetar bashkia, pa apasur lidhje me këtë realitet, nga inspektorët e parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës të Tiranës konstaton sesa e rrezikshme është situata e zjarrit.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë. Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:
– Biletari
– Garderobe per spektatoret
– Zyra per administraten
– Dhoma zhveshjes per artistet
– Dushe per aktoret
– Dhoma provash
– Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit
– Sistem Audio dhe video projektimi
– Dhoma akustike apo rregjistrimi
– Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve
– Tualete per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit
– Dalje emergjence
– Sisteme sigurie
– Sisteme kundra zjarrit
– Sisteme qe garantojne energjine elektrike
– Arkive
– Dhomat e grimit
– Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit
– Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe
– Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh
– Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate
– Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene
– Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes
– Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet
– Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun
– Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli
Ndërkohë që më oas e moren fjalen artistët. Alert Çeloaliaj e ka thënë që ftesa e sotme nuk është për dialog, sa kohë që Bashkia dhe qeveria e kanë ndarë mendjen se aty do të ndërtohet një Teatër i ri.
Na keni ftuar në takim dhe na keni thënë që kërkoni bashkëbisedim, ndërsa më poshtë në ftesë do të shihni se ju keni shkruar që Teatri i ri do të ndërtohet aty ku sot është ekzistuesi, pra e keni bërë fakt të kryer. Ideja e dialogut është në thonjëza në sytë e komunitetit, pasi nuk po na ftoni për të paraqitur idetë tona.
Aktori i njohur Robert Ndrenika, që ka qenë një nga protagonistët kryesor të debatit ditët e fundit, deklaroi gjatë dëgjesës se;
Kam vuajtur shumë në këtë çështjen e PPP nuk ma heq njeri nga mendja se ajo gjë ka shumë hile brënda. Sepse dhashë shtëpinë tek një PPP dhe vuajta tre vjet. Unë jam kundra këtij PPP.
Ky kompleksi që e quajnë “dopo lavoro”, bëhet me qëllim kjo “dopo lavoro”, hiqeni këtë e marrtë dreqi.
Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.
Por tani më është konsoliduar mendimi se i gjithë ai teatër mund të ruhet. Kompleksi i Teatrit mund të ruhet. Kiço Londo jep shembullin më të mirë me “Metropolin”.
Tirana e do një teatër të mirë të ri, që të shkojë 100-200 vite sepse e meriton Tirana. Mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij kompleksi. Aeroporti i Rinasit nuk është me beton por vetëm me hekura dhe xhama, dhe ashtu siç u bë edhe pazari. Në bazë të llogaritjeve të mia nuk më del kosto shumë e madhe. Në këto kushte të varfërisë të këtij shteti, i cili ka paguar 4 herë tunelin e Kukësit, shkon më mirë propozimi që bëra unë, të bëhet një kompleks i tëri më pishina e me pemë e gjëra, të behët gjë artistike.
Regjisori Robert Budina ka reguar në dëgjesën publike duke thënë qeveria e ka bërë fakt të kryer shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai është shprehur se me ligjin e ri për ndërtimin e një teatri të ri janë shkelur 17 ligje.
Nuk e di se ku vendet tona fqinje i gjejnë financimet për kulturën. Do kishit bërë 25 teatoro deri më tani dhe nuk do të kishin nevojë për tutoriatin e politikës dhe tani kemi ardhur në gjendjen ku thuhet që jemi tani.
Ju na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe tani thoni hajde të diskutojmë por duhet të bjerë ky ligj e pastaj mund të diskutojmë.
Nuk e imagjinoj dot nese ju thoni që trashëgimia është me beton dhe tulla. Ajo ndërtesë mund të këtë gjithë të këqijat por është një vend i shenjtë ku kanë lindur gjithë artistët, dhe gjithë institucionet e kulturës. Nuk mabron strategjia e TK në asnjë pushtet që vjen. Hajde diskutojmë në Teatër, të thërrasim njerëz që janë përgjegjës, të llogarisim shifra dhe të dalim në përfundime.
Unë mendoj se ju nuk jeni i sinqertë pasi pas atij ligji shkelen 17 ligje të tjera. Jam i tronditur që kjo gjë ndodh. Më falni por ky është mendimi. Nuk mund të bëhët një ligj i tillë, jam konsultuar me ekspertë ligjor dhe kjo është një habi. Duhet të flasim gjithmonë me njëri –tjetrin, jo në bazë politike.
Krybashkiaku Veliaj reagoi duke thene se;Bëhët fjalë kush do të jetë një përfaqësi që të marrë tagrin për të bërë një diskutim teknik. Nuk është ligj që mbyll procesin, por është ligj që hap procesin. Nuk ndodh pa pasur një përfaqësi, pa qënë dakord edhe ju.
Fjalën në dëgjesën për teatrin mes kryebashkiakut Veliaj dhe ministres së Kulturës Kumbare e ka marrë aktori Arben Dërhemi i cili e ka cilësuar Teatrin Kombëtar një vend të shenjtë.Keni ardhur sot, nuk e di pse, por do doja të ishin krah nesh të ishit krah nesh ashtu siç ju mbrojmë ju.
Teatri ka 73 vjet dhe jo 8, ato që kanë bërë ekspertizë janë gënjeshtarë dhe e them me bindje të plotë. Betoni i TK është trefishur, druri i Teatrit Kombëtar ka 0.0002 % lagështirë dhe ndërkohë që në një ndërtesë tjetër mund të ketë trefish më shumë lagështirë.
Do marrim një vendim, pasi drejtori i TK nuk e shikon drurin që pengon hyrjen në teatër. Kanë një qëllim të caktuar që ky teatër të shembet.
Në emër të sindikatës, jam kryetar i sindikatës së pavarur. Kemi arritur në konkluzion për ngjyrat, por e vetmja gjë që nuk cedojmë është cdo cm i TK. Është vend i shenjtë, aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne.Tironsit duhet të kenë një identitet, dhe të mos harrojmë kullat 40 katëshe janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.
Aktori i njohur Reashat Arbana ka marrë pjesë për herë të parë në debat duke e pranuar ndërtimin e një teatri të ri, por duke e lënë atë ekzistues aty ku është. Hera e parë që marr pjesë në debat. Mu kujtua shprehja që shqiptarët mund të fitojnë çdo luftë por duhet të fitojnë betejën mes veti. Kam parë konflikt mes aktorëve. Unë si aktor i teatrit, kam 27 vjet që kam ikur, them që teatri duhet të mbetet atje. I lutem Bashkisë t’ia lërë teatrit. Kollonat e atij teatri janë 10 me 10. E kemi parë të gjithë se në ç’gjendje është. Si është katandisur. Të mendojnë për këtë punë ata që janë specialistë.A bëhet një teatër në atë sallë apo një i ri, por lërjani territorin e Teatrit Tiranës. Salla e Teatrit të Shkupit është nga më të mrekullueshmet dhe se di sa ka kushtuar. Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër. Përfundimisht, në qoftë se do vazhdoni të dëgjoni gjithë sa jemi këtu, s’do mbarojmë kurrë. Merrni njerëz e diskutojeni se me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye.
Bëni një gjë të bukur se ato kullat nëse do bëhen do duken sikur do bien në kokë të artistëve dhe teatrit. Nuk e di a do restaturohet por do më shumë se 1 milion. Merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, skenografët, grupet e interesit. Unë nuk jam interesuar, është hera e parë por që kam parë disa skena të turpshme.
Aktori Alfred Trebicka Trebicka ka marrë fjalën në dëgjesën me kryebashkiakun Veliaj duke theksuar se të gjithë artistët e duan teatrin e ri me kushte moderne, por thënë që bëhet fjalë për territorin që i përket Teatrit Kombëtar të cilin duan ta grabisin.
Ky diskutim është ajo që kemi dëshiruar 27 vite më parë. Përsa i përket çështjes së Teatrit, nuk mendoj se ndonjë nga ne do një teatër me kushte minimale.
Nuk mendoj se ndonjëri nuk do teatër madhështor. Këtu bëhet fjalë për një territor që është i Teatrit dhe duan ta grabisin.
Ajo çka na ka prurë deri në këtë pikë është mungesa e transparencës, e këtij kontakti që ne kemi sot. Ruajtja e një territori si objekt është qëllim.
Memoria është memorie, kujtesa është kujtesë. Gjithsecili ka qenë në Romë ose më larg se Roma dhe të gjitha vendet që ka folur Musolini janë ruajtur se aty është vendi ku ka folur ai i poshtri ai qelbësira.
Thelbi është territori, ajo hapsirë e lakmueshme. Nëse bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin, e ai territor të mbetet i Teatrit i’a kemi arritur qëllimit.