osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debati real që qëndron pas sherrit për Gent Cakajn

Debati real që qëndron pas sherrit për Gent Cakajn

Nga Skënder Minxhozi/

Një mesazh i ardhur nga një emër i papritur në debatin Meta-Rama për ministrin e jashtëm, Edita Tahiri, duket se qëllonte në shënjestrën reale të sherrit më të fundit që ka mbërthyer Tiranën politike, rreth dekretimit të ministrit të ri të jashtëm Gent Cakaj. Tahiri, një figurë e njohur e politikës së jashtme kosovare, përshëndeste në mesazhin e saj Presidentin Meta, për vendimin e mosdekretimit të “një kandidati për ministër të Jashtëm, që ishte pro prekjes së kufinjve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”.

Mesazhi i Tahirit provokoi një replikë personale të ashpër nga Edi Rama. “Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët” e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, shkroi Rama, duke i dhënë edhe më tej përmasë vetë akuzave të Edita Tahirit për “ndryshimin e kufijve”.

Në fakt ajo që po ndodh këto orë duket e paketuar me folklorin e deklaratave shumëngjyrëshe të palëve dhe me dramën politike që Tirana prodhon kohë pas kohe. Në këtë sherr të rradhës me Presidencës dhe Qeverisë po evokohet precedenti Lleshaj, duke i mëshuar me të drejtë idesë se Ilir Meta tashmë është bashkëqeverisës “me dhunë” në maxhorancën aktuale. Qëndrimi i presidentit ka vendosur një precedent të rrezikshëm përzierjeje të pushteteve, i cili nuk gjen shpjegim në asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë, por vetëm në vullnetin e pastër politik të kreut të shtetit për të vendosur siç ja ka qejfi dhe dëshira, për ministra të cilët de facto dhe de jure, janë emërtesa ekskluzive të shefit të ekzekutivit. Republika e bindjeve, e ka quajtur këtë një gazetar i vjetër në Tiranë.

Megjithatë arbitrariteti i Ilir Metës dhe improvizimi i Edi Ramës me një ministër që në fakt është një gafë politike, nuk arrijnë ta fshehin dot aspektin themeltar të këtij konflikti, i cili i kalon dukshëm kufijtë e një posti ministror. Dhe sfondi real i sherrit duket se qëndron jo vetëm tek emri i Gent Cakajt, por edhe tek rrymat diametralisht të kundërta që ndërthuren, përplasen dhe konkurojnë brenda projektit më të përfolur dhe njëkohësisht më delikat në të cilin ndodhet sot e përfshirë bota shqiptare: projekti i ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ilir Meta nuk do të duhej të kishte përfshirë në motivacionet e tij zyrtare të refuzimit të Gent Cakajt, faktin që Cakaj ka shprehur ide të rrezikshme për ndryshimin e kufinjve në rajon. E kjo për arsyen e thjeshtë se ministri i jashtëm i Shqipërisë ka fare pak ose aspak peshë në këtë proces, në të cilin, siç Ilir Meta e di më mirë se ne të gjithë, është përfshirë më së pari rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump, si dhe një pjesë e europianëve.

Ndryshimi i kufijve është në vetvete një ide aventureske dhe i ngjan në mënyrë metaforike një transaksioni tipik të një personazhi si Donald Trump, i cili ka hedhur ide të çmendura pak a shumë për të gjitha temat kryesore të politikës globale. Megjithatë, përtej këtij aspekti që ngërthen improvizim, surprizë dhe risk prej tregëtari pronash të palujtshme, duhet thënë se ky projekt ka sot një panel që e mbron. Me Thaçin e Vuçiç zyrtarisht në rresht të parë, e më tej me shumë kumbarë në Uashington, disa të tjerë në Bruksel e më tej në rajonin tonë (domethënë në Tiranë).

Meta dhe Bushati nuk kanë qenë mes sponsorëve të këtij procesi. Kanë mbrojtur me të drejtë idenë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është një operacion me risk të lartë dhe pasoja të paparashikueshme. Për sot dhe për nesër. Mesa duket Edi Rama mbron një tjetër ide, e për këtë ka pasur distancë dhe diferencë qëndrimesh nga ministri i tij Bushati. Ndërsa është e paprovuar se ministri i jashtëm në dalje i Shqipërisë po ikën ekskluzivisht për këtë arsye, është fare e lehtë të vërehet se ka ardhur momenti që ky projekt deri dje i shikuar si një përçartje e Presidentit Thaçi, të detyrojë të gjitha palët që të marrin një qëndrim të hapur dhe të qartë zyrtar në lidhje me korrigjimin kufitar Kosovë-Serbi.

Shqipëria ka pasur deri dje dy qëndrime: atë të kreut të shtetit dhe ministrit të jashtëm që ishin kundër ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe pozicionin e kryeministrit i cili ka shmangur komentet direkte, por ka filtruar përshtypjen se nuk do të ishte kundër kësaj ideje. E cila ndoshta-ndoshta një ditë mund të çonte në një bashkim kombëtar, për të cilin Tirana vijon të përbetohet se nuk e ka (ende) platformë zyrtare të politikës së vet të jashtme.

Mesazhi i Edita Tahirit ka nxehur edhe më tej orët politike të së enjtes në Tiranë dhe Prishtinë, por ka prekur një nerv të zbuluar të politikës së jashtme të të gjithë shqiptarëve. Sepse para Serbisë, më shumë sesa si Kosovë apo Shqipëri, le ta themi, po paraqitemi si shqiptarë. Të paktën kur është fjala për të rivizatuar në paqe kufinjtë që i vendosi 19 vjet të shkuara lufta.