osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debati publik në Shqipëri sipas modelit “Mark Marku për Erdoganin”

Debati publik në Shqipëri sipas modelit “Mark Marku për Erdoganin”

Pak ose aspak do hasësh në ligjërimin publik shqiptar, atë aksiomë morale ardhur nga antikiteti ku një figurë përfaqsonjëse e saj thoshte se “mik e kam Platonin, por jo aq sa të vërtetën”.

E mbizotëruar nga parapëlqimet me burim politik, ose dhe etik nganjëherë, ndonëse rrallë ndodh, mendimi që përçojnë aktorët publikë, politikanë a komentatorë qofshin ata, nuk e bën kurrë ndarjen mes së vërtetës së ftohtë dhe nxehtësisë emocionale.

E ka themeluar narrativa politike një lloj thikëzimi në gjykim, i tipit bardh e zi, duke e transferuar më pas dhe tek zërat e tjerë shoqërorë.

Është e pamunduar sot që të hasësh një zë publik, nga ato që mbushin panelet televizive, i cili të shfaqet dhe në një moment kundër vetes; pra, të ndajë preferencën e tij, politike ose etike, nga e vërteta e një realiteti.

Kjo ka çuar që të krijohet një gjykim i shtampëzuar, plot paragjykime, ku akuzat rrumbullakosen lehtësisht deri në dhimbje, pa pa patur kurrfarë ngacmimi dhe indicie morale për t’iu qasur në mënyrë të argumentuar diçkaje, me vertikalitet; por duke qëndruar vetëm në pozitën e horizontaliteti në gjykim, ku forcë shtytëse është preferenca dhe jo drejtësia.

Të jemi më ilustrativ: ndjek Vangjel Dulen duke thënë se “duhen pastruar tekstet shkollore nga gjuha e urrejtjes” – e nënkuptuar kjo si prani e kësaj gjuhe kundër fqinjit Greqi. Gazetarja që ka përballë nuk merr mundimin ta pyesë se për ç’tekste konkretisht e ka fjalën, për ç’fraza, në ç’vend na u nxitka urrejtja për fqinjin? Jo! Me kaq përfundon gjithçka dhe pas mbetet miti i sajuar se në tekstet tona paska gjuhë urrejtjeje që duhet pastruar.

Mark Marku në Opinion: “Erdogani po çon Turqinë drejt shkatërrimit”. Askush nuk merr mundimit t’i thotë se a mundet ta zbërthejë se si po ndodh ky shkatërrim, në ç’zëra, në ç’sfera jetësore e zhvillimi; se në ç’bazë referencash, ekonomike, sociale, kulturore, ai arrin në konkludimin se Turqia po shkon drejt shkatërrimit me Erdoganin? Aspak! Pas mbetet miti i mbjellë mbi një realitet që Mark Marku, duke e parë nga preferenca të natyrave të tjera, ndoshta historike e fetare bashkë pos atyre politike, as nuk ia ka haberin se për çfarë po flet.

Ishte debati mbi tarifën e Rrugës së Kombit, një çështje lapsi fund e krye. Pra ku debati bëhet vetëm mbi referenca shifrore. Dhe në daç nga politika e në daç nga mendimi publik, të ftuarit për të folur duhej të kishin laps e letër me vete. As që bëhet fjalë. Të gjithë aktorët, politikë ose jo të tillë, me përjashtim të zërave qeveritarë, iu qasën asaj me 10 fjalë gjithsej, ku mbizotëronte gjykimi i shtampëzuar mbi oligarkun që në bashkëpunim me qeverinë do rrjepte njerëzit, mes tyre dhe kosovarët, duke e bërë rrugën me pagesë. Ndonjë argumentim arithmetik për këtë, askund.

Dhe e gjitha kjo ndodh jo vetëm nga zhvokja morale aktorëve publikë, por dhe nga një gazetari po aq e zhvokur moralisht e cila ushqen një mungesë profesionalizmi të llahtarshëm. Sepse, si ka mundësi që kjo politikë e cila është kaq nën akuzë, të shkojë lehtësisht tek media për t’u intervistuar?

Shkojnë sepse e dijnë që pyetjet që do u drejtohen, edhe në patçin spec, nuk do u djegë në çështje thelbësore por në anësore, tek ato që kanë të bëjnë me “më the e të thashë”.

Vëreni me kujdes të gjithë medemek talk show-t e televizioneve tona: të njëjtat formate, të njëjtat pyetje, të njëjtit të ftuar, e njëjta gjuhë në fund.

Nuk mund të gjesh sot një gazetar, një drejtues emisioni, që të të ofrojë një model pyetjebërëse për t’u patur zili: me përgatitje, me kreativitet, dhe mbi të gjitha me prirjen për të mos i lënë tjetrit mundësinë që të spekullojë lehtësisht, të flasë krejt qesim e ta thjeshtëzojë akuzën deri në fyerje inteligjence.

Nëse ndodh kjo, edhe publiku do shpëtonte nga ca surretër, politikë ose jo, që veç shtimit të marrëzisë së përgjithshme, nuk mund kenë asnjë rol tjetër në këtë shoqëri.