Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike. Ai ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Gjatë këtyre ditëve në drejtim të PD-së ka pasur një lumë akuzash nga ana e mazhorancës për kontrata të paligjshme nga ana e Partisë Demokratike me ndihmën e Rusisë në SHBA.
Vetë Lulzim Basha si dhe anëtarë të tjerë të PD-së i kanë mohuar këto zëra ndërsa kryeministri Rama i ka bërë kërkesë që të paraqiten në prokurori për të dhënë shpjegimet e duhura lidhur me këtë çështje.
Vetë Basha është shprehur: “Ky përkthim është i shtrembëruar ka qenë në duart e anëtarëve socialist të komisionit. Partia Demokratike ka marrë dy lobistë me kontrata publike të financuara nga burimet e ligjshme të partisë demokratike dhe të deklaruara në KQZ. Ky lobist ka dhe dy marrëdhënie të tjera që po kështu i ka deklaruar ligjërisht dhe tani ky artikull i paguar pjesë e një fushate të paguar nga Edi Rama. Muzin ka plotësuar detyrimet e tij ligjore përpara ligjit amerikan, PD ka plotësuar detyrimet e saj ligjore para ligjit shqiptar, amerikan dhe evropian. Muzin ka deklaruar kontrata që përbehen nga dy pjesë, kontratat me Partine Demokratike dhe me palët e treta. PD dhe ene mbajmë përgjegjësi dhe japim llogari për të gjitha veprimet e kryera në emër të Partisë Demokratike”.