osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debati për LGBT/ Nano replikon me Shehun, Murrizin dhe Manjanin: Prapambetja e popullit vjen nga ju dhe jo nga gay-ët

Debati për LGBT/ Nano replikon me Shehun, Murrizin dhe Manjanin: Prapambetja e popullit vjen nga ju dhe jo nga gay-ët

Mustafa Nano në emisionin e tij Provokacia në ABCNews, në hyrje të emisionit ka interpretuar një monolog në lidhje me debatin për LGBT.

Në monologun e tij Nano, ngacmon të gjithë ata politikanë që janë përfshirë në këtë debat, duke cituar se çfarë kanë thënë ata.

“Ndërkohë, po ju bëj unë me dije lidhur me një zbulim timin. Kam zbuluar se ky komb ka mbetur kështu si është, i prapambetur, i varfër, i shthurur, i pakulturuar, bishti i Europës, ngaqë ka shumë Myslim Murriza e jo ngaqë ka shumë gay. Se gay, në fakt, nuk ka. Numërohen me gishtat e dorës. Dhe është e sigurtë se, nëse punët e vendit do të lihen gjithë kohën në dorë të Myslim Murrizave, do të shkojmë me të vërtetë në të sëmës. Si komb”, shton ndër të tjera analisti Mustafa Nano.

Monologu i plotë

Në diskutimin mbi komunitetin lgbt që ka plasur kohët e fundit e ku janë përfshirë një numër personazhesh publikë, është demonstruar si rrallë në ndonjë rast tjetër prapambetja jonë kulturore. Dhe kjo gjë është treguar jo vetëm me çfarë është thënë, por edhe me sigurinë, me të cilën kanë folur ata që kanë folur.

Qëndrimet anti gay, apo urrejtja ndaj gayve, apo përbuzja ndaj këtyre, janë shprehur me krenari, duke poetizuar sojin e shqiptarëve që nuk ka lidhje me bythëqirat e Perëndimit të shthurur e të degjeneruar. Çfarë gallate që është me këta njerëz! Ylli Manjani ka mbledhur bashkë nën kategorinë “pisllëqe” martesat gay, eutanazinë, e legalizimin e drogave, dhe veç ai mund ta dijë se çfarë i lidh këto të trija, dhe se pse secila prej tyre është një pisllëk.

Tritan Shehu ka gjetur se si shërohet një gay. “T’i japim doreza boksi e ta vëmë të luajë futboll sa kohë është i ri!!!”, thotë ai Nuk po bëj shaka. Është me të vërtetë sugjerim i Tritan Shehut. Muhamet Sytari, që është i zhytur kokë e këmbë në shekullin e VII, i quan lidhjet brenda gjinisë si punë të shejtanit. Ndërsa Myslim Murrizi, deputet, shënimin e tij e mbyll me një “mallkim” për ata që, sipas tij, predikojnë përhapjen e homoseksualizmit: Çfarë predikoni për mirë, jua dhëntë Zoti në familjet tuaja! Këtë thotë Murrizi.

Dhe mes të tjerash, ai ka zbuluar pse kombi shqiptar ka mbijetuar e pse nuk ka shkuar në të sëmës (këtë shprehje të fundit e kam të huazuar prej tij). “Ka mbijetuar”, thotë ai, “sepse nuk ka lejuar martesat e burrit me burrin e të gruas me gruan”. Pas kësaj, mbetet të na zbulojë pse vendet skandinave, ku gaytë janë sheshit, jo vetëm kanë mbijetuar, por edhe janë vendet më të begata, më të qeta e më të lumtura të botës, në të cilat çdo shqiptar do shkonte të jetonte me dëshirë të madhe. Ndërkohë, po ju bëj unë me dije lidhur me një zbulim timin.

Kam zbuluar se ky komb ka mbetur kështu si është, i prapambetur, i varfër, i shthurur, i pakulturuar, bishti i Europës, ngaqë ka shumë Myslim Murriza e jo ngaqë ka shumë gay. Se gay, në fakt, nuk ka. Numërohen me gishtat e dorës. Dhe është e sigurtë se, nëse punët e vendit do të lihen gjithë kohën në dorë të Myslim Murrizave, do të shkojmë me të vërtetë në të sëmës. Si komb.

Murrizi, por edhe të tjerë si ai, nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e qytetërimit perëndimor, ku ne duam të shkojmë. Ku edhe ata duan të shkojnë. Të paktën, me fjalë. Dhe thelbi i qytetërimit perëndimor qëndron te një numër vlerash e parimesh, një nga të cilat është që të gjithë njerëzit janë e duhen trajtuar të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja e tyre, pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pavarësisht  nga gjinia e orientimi i tyre seksual, etj, etj.

Në Perëndim nuk ka ndonjë pasion homoseksual më të zhvilluar sesa në Shqipëri. Nuk ka pse të ketë. Nga ana tjetër, në Perëndim nuk është se kanë respekt për gaytë. Vetëm një budalla mund ta mendojë këtë. Jo për gjë, por nuk ka asnjë kuptim të thuash “kam respekt për gaytë”. Të thuash “kam respekt për gaytë” është njësoj si të thuash “kam respekt për ata që e kanë shtëpinë te Fusha e Aviacionit”. Dmth nuk ka kuptim.

Në Perëndim kanë respekt për njerëzit, të cilëve u njohin të drejta të barabarta, qofshin këta homoseksualë si Kristi Pinderi, qofshin heteroseksualë si unë, qofshin zombie si Myslim Murrizi.

Kaq e vështirë është për ta kuptuar këtë?