Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, këngëtari ka pozuar pranë një makine ku shkruan “Fast and Furious”
Në këtë postim nuk ka munguar komenti i partneres së tij Kiara Titos, e cila në formë batute i ka shkruar atij që ka harruar patentën në shtëpi.
Siç duket Luizi ka gjetur kohë të lirë ku prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon disa koncerte muzikore dhe axhendën e ka shumë të ngjeshur por gjen kohë të lirë edhe për humor!
Këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.
“Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi. Mirëpo kjo përgjigje ka ngjallur mjaft kuriozitet tek komentuesit, të cilët kjanë kurioz rreth lidhjes së tyre dhe kanë shpërthyer në pyetje. //Tellalli.al
.