Prej kohësh, Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Kosovës. Ai i është përgjigjur mbrëmë presidentit të Kosovës, ku ky i fundit e sfidoi publikisht për një debat në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Berisha në një prononcim për mediat kosovare ka deklaruar, se më parë është i gatshëm për një debat me Aleksandër Vuçiçin se sa me Thaçin, duke e cilesuar ate argat shqipfolës dhe albanofob.
Pikërisht mbi këtë deklaratë të rëndë të Berishës kundër Kosovës, ka reaguar kryeministri Rama. Me anë të një postimi në Twitter, Rama duke kujtuar gjithë të zezat që Berisha ka bërë kundër Kosovës, thekson se vesi del me shpirtin.
Postimi i Ramës:
Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.