Gjatë debatit për kërkesën e 15 deputetëve në lidhje me situatën energjetike në vend u tha se qeveria po ndihmon qytetarët me çmimin e energjisë.
Shembull u mor vila e familjes së Sali Berishës në Gjirin e Lalëzit, për të treguar sa ka konsumuar në një muaj dhe subvencionimin që ka bërë qeveria.
Taulant Balla tha se qeveria paguan për shkak të çmimit në bursë 800 mij/ lekë për vilën në Lalëz.
“Do të doja që në sallë të ishin të gjithë kërkuesit, por janë vetëm 10%, do doja që të gjithë të vinin me faturën e energjisë elektrike të familjes së tyre, e vërteta është se unë kam marrë dy fatura energjie, dy qytetarëve, njëri të zakonshëm dhe një personi që ka vilë në Lalëz.
Shteti paguan edhe me çmimin në bursë që ka qenë 157 mijë lekë, nëse do t’i mblidheshin do ishte mbi 212 lekë fatura, nëse do ia shisnim me çmimin e bursës. Në këtë faturë energjie nëse do ia faturonim. Ka dhe një faturë të një vile në Lalëz, faturën e ka 237 mijë lekë, që do të thotë se kësaj vilës në Lalëz shteti shqiptar i paguan 800 mijë lekë energji, e subvencionojmë 800 mijë lekë. Ky është firmëtari i kërkesës së debatit. Ua thash këtë për të kuptuar se kemi marrë një vendim të vështirë, ju kam dëgjuar që më thoni s’ka luftë, ku është lufta.
Del Saliu thotë nuk ka faj Putini e ka Belinda, Edi Rama. Si ka mundësi që del ish kreu i PD dhe ish president i këtij vendi dhe del të mbrojë Putinin dhe është e rëndë është e turpshme. Ne jemi në luftë, me një diktator, agresor që po vret dita ditës ekonomitë e gjithë botës”, tha Balla.