osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debatet në PS, disa prej deputetëve kundër afrimit të këshilltarëve të LSI, akuza Metës për bashkëpunim me PD

Debatet në PS, disa prej deputetëve kundër afrimit të këshilltarëve të LSI, akuza Metës për bashkëpunim me PD

Lëvizjet e ditët e fundit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkaktuar debate edhe brenda vetë Partisë Socialiste. Socialistët janë gjendur në dilemë sesi duhet të reagojnë ndaj këtij “eksodi” dhe për këtë arsye gjatë mbledhjeve të ditëve të fundit, qoftë të grupit parlamentar, qoftë të Kryesisë së PS, ka patur diskutime rreth kësaj çështjeje. Disa prej përfaqësuesve të partisë qeveritare janë rreshtuar kategoritikisht kundër pranimit të këshilltarëve të LSI në PS. Sipas informacioneve, ata janë shprehur se këta figura nuk duhet të bëhen më pjesë e partisë sepse nuk janë të besueshëm. Ata e argumentuan qëndrimin e tyre duke deklaruar se këta këshilltarë janë të “varur” nga interesi dhe për këtë arsye “shtegtojnë” shpesh. Nga ana tjetër, gjatë mbledhjeve të kampit rozë ka patur edhe nga ata zëra që kanë bërë retrospektivë duke u kthyer mbrapa në kohë e duke kujtuar se këshilltarët e LSI kanë qenë dikur socialistë, pra janë socialistë të vjetër. Ndërkohë, sipas burimeve të afërta të gazetës, edhe në mbledhjen e Kryesisë së PS të pak ditëve më parë ka patur diskutime rreth kësaj teme. Kryeministri Edi Rama ka biseduar me të pranishmit sesi duhet vepruar me këshilltarët e LSI që duan të bashkohen me PS. Por deri më tani nuk ka akoma një qëndrim të prerë nga ana e socialistëve.

Qëndrimi i socialistëve kundër

Për të hedhur dritë në lidhje me qëndrimet e socialistëve për çështjen e lartpërmendur, gazeta kontaktoi ditën e djeshme me disa deputetë. Por gjatë reagimit të tyre, u vu re një “përçarje” sepse disa socialistë mbajtën qëndrim kundër bashkimit të këshilltarëve të LSI me PS, ndërsa disa të tjerë u shprehën më të hapur. Më konkretisht, deputeti i PS në Fier, Bujar Çela deklaroi se kjo lëvizje e përfaqësuesve të LSI bëhet vetëm për shkak të interesit dhe jo për ideale. “Gjithçka është një marrëdhënie interesi. Zakonisht partitë e vogla të tipit LSI, të tipit të atyre që duan pushtet apo kanë interes marrin ata që janë të pakënaqur dhe i fusin në listat fituese. Ata kanë përfituar privilegj nga mamadhia dhe tani që po u troket orari i humbjes së këtyre privilegjeve po kërkojnë të gjejnë degë për t’i ruajtur. Këtë duhet ta gjykosh “step by step”, por unë them që kjo është një lëvizje për interesa personale dhe jo për idealizma”, tha ai. Nga ana tjetër, Çela komentoi pak edhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta dy ditë më parë për protestën e opozitës, i cili u rreshtua kundër qeverisë. “Unë them që Meta thjesht vazhdon të mos harrojë stanin dhe kasollen nga ka ardhur. Ai leh në kotecin e tij dhe nuk pres ndonjë reagim ndryshe. Meta nuk mund ta harrojë dot as Monën, as Sali Berishën. Nuk besoj që na ka zhgënjyer me reagimin e tij sepse edhe në këtë rast ai ka qëndruar si gjithmonë stoik pranë babit të tij shpirtëror, Sali Berisha”, tha Bujar Çela.

Qëndrimi i socialistëve pro

Ndërsa për deputetin e PS në Shkodër, Paulin Sterkaj këshilltarët e LSI kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e tyre duke lëvizur. “Është e drejta e tyre të lëvizin sa herë të duan, mund të vijnë tek partia, mund të vijnë tek PS, mund të ikin tek PD, ata bëjnë zgjedhjen e tyre. Këshilltarët janë në shërbim të komunitetit, nuk janë për t’i shërbyer partisë. Gjithkush ka historinë e tij. Unë nuk njoh dikë që ka lëviz, por kur vjen puna për të votuar për një investim apo zhvillim të zonës, këshilltarët janë unik dhe zgjedhin më të mirët”, tha Paulin Sterkaj. Kurse socialisti Andrea Marto deklaroi se ata po rikthehen në vendin e tyre të mëparëshëm. “Është një çështje e ndërlikuar. Arsyet pse largohen, i dinë ata. PS është parti e madhe dhe e hapur dhe mirëpret edhe të larguarit nga LSI. Ata po rikthehen aty ku të paktën shumica e tyre ka qenë”, u shpreh ai./ Mimoza Ibra