osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura, Grida Duma-deputetëve të PD: Hipokritë, këtu vendos Basha

Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura, Grida Duma-deputetëve të PD: Hipokritë, këtu vendos Basha

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, ka pasur një sërë debatesh mes vetë deputetëve, atyre që janë të grupit të Berishës dhe atyre të Bashës.

Më poshtë po sjellim disa debate të tjera, të zbardhura sot.

Luan Baçi: Nuk mendoj se deputetët që i bashkohen “foltores”, Berishës, po i fryjnë përçarjes. Bashkimi vjen edhe nga ajo foltore. Unë me bindje i jam bashkuar foltores. Nuk kam ndonjë detyrim ndaj Berishës. Po ta marrësh nga ky aspekt, mua më ka bërë Lulzim Basha dy herë deputet dhe dy herë kryetar të PD-së në Fier, ndërkohë që me doktorin mund të jem takuar dy tri herë e jo më shumë. Ju që flisni si ushtarë nuk ju shkon. Unë jam ndarë që në vitin ‘90 me ata të rreshtuarit si ushtarë.

Ndërkohë, ne që i bashkohemi “foltores” nuk duhet të na shikoni si të huaj e të na mënjanoni. E caktove Jorida Tabakun kryetare për komisionin hetimor dhe s’e kuptova si u zgjodhën deputetët që do të jenë anëtarë. Unë kam bërë denoncime pafund për inceneratorët, detyruam të ndryshonte vendi i inceneratorit në Fier, detyruam të ndryshonte vendimi i Këshillit Bashkiak, ndërkohë që nuk ka asnjë përfaqësues nga Fieri. I kërkova Joridës të isha dhe s’më futi. Ka kolegë të mitë që kanë folur më shumë për inceneratorët dhe ju s’i keni përfshirë.

Sajmir Korreshi: Të gjithë duam të flasim, por nuk është e mundur. Nuk duhet që të mërzitemi. Unë, për shembull, herën e fundit nuk e kisha emrin në listën e folësve, por i dhashë një kapuçino Joridës dhe ia bleva radhën për të folur. Ato vendet janë ndarë. Ne duhet të shikojmë të bëjmë sa është mundësia. Ndërkohë, unë jam i parimit “ai që të emëron, edhe të shkarkon”. Ai që të vë, edhe të heq. Të rrimë e të flasim për problemet e rendit të ditës.

Luan Baçi: Ti fol për veten tënde.

Fation Vizaj: Unë jam dakord me Tritan Shehun që duhen të na vihen në dispozicion draftet dhe ta shohim edhe ne. Ndërkohë jam dakord parimisht për të tria nismat që na u prezantuan. Por ajo që kërkoj është të njihemi edhe ne me draftet, sepse unë dua të jem aktiv.

Lulzim Basha: Po do t’i keni me email deri të mërkurën. Nëse do të keni nevojë për kohë më tepër, më thoni.

Grida Duma: Miq e kolegë, nëse keni vendosur të flisni politikisht dhe hapur, atëherë për këdo që sot këtu thotë “e kemi bërë dhe ne këtë gabim, por po mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, u them është gjë e mirë të mësosh nga gabimet e vetes. Por nga gabimet mësohet me vërtetësi, jo me hipokrizi. Të gjithë ne në këtë sallë, përtej fjalës së thënë, ia njohim qëllimshmërinë kujtdo kur ajo është për qëllime ndërtimi apo jo.

Dhe po i drejtohem në këtë qasje, edhe asaj ç’ka tha Luani, të cilin e respektoj plotësisht miqësisht. Kam bindjen që Luani më mirëkupton plotësisht kur i them që nëse flasim për probleme të brendshme dhe për bashkim, bashkimi i demokratëve nuk vjen kurrë nga sharja. Kudo të ndodhin takimet e demokratëve në sheshe apo në salla, nëpërmjet sharjes nuk ndodh dot bashkimi. Dhe më kaq do ta mbyll për etikë këtë diskutim.

Nga ana tjetër është e drejtë të flitet për demokraci e jam pro asaj që solli Luani përcaktimi dhe vendosja e deputetëve në komisione e më gjerë duhet të rishihet me kolegjialitet. Por të mos shkojmë deri në atë absurd sa ta mendojmë demokracinë pa hierarki. Po, ka një kryetar partia që propozon, ka një trupë që drafton dhe mbi atë draft diskutohet, ndaj diskutimi rifuxhio, ku të gjithë duhet të marrin pjesë që në qelizë dhe pa fusha ekspertize te të gjitha, nuk është as funksional, as demokratik. Së fundi, duhet thënë që ky vendim i sotëm për reformat territoriale dhe elektorale dhe zhbërjen e njëanshme të ndryshimeve kushtetuese që bëri Rama, e bën opozitën udhëheqëse të politikës e mund të theksohet vendimmarrja e mirë e jona.

Flutura Açka: Dëgjova kolegët e mi që folën edhe për “foltoren”, madje se shkonim me zell. Është e drejtë e tyre, ne prandaj jemi Parti Demokratike. Do të kisha shkuar edhe unë po të më kishin ftuar, do të kisha dashur t’i bëja disa pyetje publike z. Berisha. Unë nuk kam qenë pjesë e strukturave, kështu që simpatia ime për të nuk ka lidhje me detyrime, qoka, lidhje apo nostalgji, si e disa të tjerëve këtu. Kam çmuar dhe çmoj kontributin e tij në demokraci, siç kam edhe vërejtje për gabimet e tij. Çështja është se heshtja olimpike këtu mbi “foltoren”, në bazë përkthehet ndryshe.

Më pyesin demokratët në Elbasan: me kë je? Me Bashën apo Berishën? Kur më pyesin kështu, vihem shumë ngushtë dhe u them se nuk jam as me njërin e as me tjetrin, ose më mirë, jam me të dy. Jam me PD-në. Po të bëj një step out, shoh se kjo po ndikon shumë në bazë. Për kolegët që janë këtu e që janë përfshirë në këtë gjë, kam vetëm një pyetje: a është berishizmi e ardhmja e PD-së. Ta thonë hapur qëndrimin e tyre këtu, që edhe ne të dimë si të sillemi. A duhet të kthehet PD-ja te berishizmi?

Luan Baçi: Unë PD-në nuk e shoh për të marrë. Unë e shikoj kush na sjell më shumë elektorat. Elektorati më shikoi me PD-në.

Albana Vokshi: Duket sikur ka njëlloj ndarjeje mes deputetëve “të vjetër” apo “të rinj”. Nuk bie dakord me këtë. Nuk duhet të ekzistojë kjo frymë. Jemi të gjithë bashkë, jemi një ekip. Kjo tentativë ndarjeje që po bëhet këtu, nuk na përket. Bëjmë retorikë këtu, në njëfarë mënyre, që të jemi bashkë. Bëjmë sikur nuk e dimë sa e vështirë është situata në terren. Ka ardhur nga lart, por reflektohet poshtë më shumë se lart. Grupi Parlamentar, kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Ne jemi parti demokratike, me shprehje mendimi të lirë. Nuk duhet të kemi frikë. Dhe ky është forumi që ne duhet të flasim.

Dhe më mirë të flasim këtu brenda, t’i themi gjërat në sy, se sa të dalim e të flasim prapa krahëve apo nëpër tavolina, nën tavolina e të bëjmë intriga. Sot po themi disa të vërteta në sy, flasim hapur dhe flasim këtu. Pa frikën që mund të përjashtohemi për një fjalë goje apo mund të bllokohemi apo shantazhohemi. JO! Unë jam kundër!

Unë nuk bie dakord me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë. Pjesa e “foltores” mendoj që gjithsecili prej nesh është i lirë të zgjedhë të shkojë në foltore ose jo. Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar, pra çfarë të keqeje ka që të ndjekim foltoret? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi parti demokratike!

Agron Gjekmarkaj: Unë nuk ia dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi e as në ngjarjet në PD ! Jo nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me pështymë sikur ngjisim dy copa letre! Unë gjithë jetën e kam takuar tri herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të! Po, po, respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për “berishizmin”! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ.

Jo, jo, berishizmi si çdo fenomen, ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do të kishte qenë që doktor Berisha të largohej në vitin 2013, 2017, 2021, por s’e ka bërë! Tani ai po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive dhe asgjësuese! Ju lutem, të dashur kolegë, nëse mendoni që Lulzim Basha është peng, thojani në sy, nëse ai është; po kaq nëse e konsideroni besëprerë apo diçka tjetër! Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi!

Shpallja “non grata” nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka një përqendrim te problemet e PD-së në këto vite! E vërtetë, ka probleme PD-ja në cilësi mendimi, në mënyrën e funksionimit, në gjykimin tim pa pretenduar se jam më i mirë se ju dhe s’kam hezituar t’i them publikisht këto e do t’i them gjithmonë. Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte këtë vendim, ku do të shkonim? Nëse ikte Basha dhe vinte dikush tjetër, si do ta zgjidhte? Nëse “foltorja” zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhe?! PD kishte një ultimatum që po rrezikonte ta zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishës, por perspektives që ajo ofron si lëvizje! Unë s’i them këto për t’i bërë qejfin Bashës. Aspak. Di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do t’i mbaj, por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha.