Emri i Bajram Begës si kandidat për president ka befasuar shumë vetë, por ai ka dal nga lista e propozimeve brenda Partisë Socialiste.
Në listë për kandidat deri në fund ishte Ardian Dvorani, Ina Rama dhe Majlinda Bregu.
Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por argumenti kryesor kundër tij ishte se ka kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe i duhet sistemit.
I njëjti argument u përdor dhe për Ina Ramën.
Majlinda Bregu ishte mjaft e mbështetur, por siç ndodh me emrat e njohur kanë dhe kundërshtitë e tyre.
Një tjetër propozim qe u kundërshtua ishte dhe Nevila Nika
Bajram Begaj me sa duket u favorizua jo se kishte shumë mbështetës, por se kishte pak ose aspak kundërshtarë.
Ai është presidenti i tret pas viteve 90 që është ushtarak.
Dy të tjerët, Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani, kanë ardhur po ashtu nga radhët e ushtrisë.