Komisioni ka në rendin e ditës shqyrtimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Shalsi u shpreh se shumica ka vendosur që të pranojë dekretin e Presidentit për të bërë disa ndryshime në ligj, kryesore hapjen e garës.
“Vendosëm të marrim në konsideratë të gjitha argumentet e parashikuara. Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekrete Presidenti. Pas shqyrtimit të kujdesshëm në lidhje me atë që është shkruar. Kemi arritur në një draft propozim, që do e shqyrtojmë në lidhje me amendimet që do të bëjmë. Do të pranojmë dekretin e Presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta,” tha Shalsi
Kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim ligjin, ndërsa edhe Bashkimi Europian sugjeroi pak ditë më parë disa rregullime për më shumë transparencë dhe hapjen e garës për zbatimin e projektit.
Debate në Komision
Vokshi: Jeni shumë në siklet pse kështu?
Shalsi: Në komisionin që drejton bëj cfarë të duash, këtu dua të respektohen kolegët
Vokshi: Qenkeni në siklet për etikën, por jo për vjedhjen që po bëhet
Shalsi: Ndërpritet mbledhja, mblidhemi për 10 minuta. Mos dil nga rendi i ditës
Vokshi: Mos më ndërprit fjalën, se po shkel rregulloren
Shumica pranoi sot dekretin vetëm me votat e shumicës, ndërsa kryetari i Komisionit Eduard Shalsi theksoi se PS ka përgatitur një draft të ri me ndryshimet duke i kërkuar mendimin e Autoritetit të Konkurrencës. Në draftin e ri të propozuar, parashikohet hapja e garës për të gjitha kompanitë për të marrë pjesë në garë ashtu siç ishte kërkesa e vetme e letrës së BE-së
Tre pikat kryesor te ndryshuara janë: “Pjesmarrja në komision e trupes teatrore, Sipërfaqja ekzituese në pronësi të Teatrit nuk do preket dhe në komisionin e vlerësimit mund të paraqesin oferta të gjithë bizneset e interesuar”.