Nuk është më Davosi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është eventi që tërheq prostitutat e luksit.
Udhëheqësit botërorë dhe stafet e tyre, pas debateve që zhvillojnë ditën në sallat e OKB, natën argëtohen me vajza super seksi. Sipas “Page Six”, sa herë që mbahet Asambleja e OKB, biznesi i prostitucionit rritet me 20 deri në 25 për qind. “Vajzat fluturojnë nga Vegasi, gjithë Ameirka dhe madje nga Evropa për tu shërbyer liderëve botërorë”, thuhet në artikull.
Dje dhe pardje u mbajt Asambleja e OKB dhe sipas mediave amerikane, rrugët e Nju Jorkut janë mbushur me prostituta. Sipas ‘Page Six”, çmimet variojnë nga 3 deri në 5 mijë për natë.
“Ata shkojnë në hotele sepse nuk mund të shkojnë në rezidenca apo ambasada”, shtoi burimi, sipas gazetës. Thuhet se “diplomatët çmenden sepse janë kaq të ndrydhur në vendet e tyre”.
Një histori e ngjashme doli nga samiti vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos në janar 2023. Menaxherët e shërbimeve të shoqërimit thanë se dërguan një mori grash në samitin global, kryesisht për diplomatë dhe lider botërorë.
Dhe këta klientë janë me sa duket shumë më kërkues se klientela e rregullt, duke dashur më të mirën absolute të asaj që ka për të ofruar boate prostitucionit. Shqipëri në OKB përfaqësohet nga kryemisnitir dhe presidenti.