osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debat i fortë: Berisha kërcënon Bashën në Kolegjin e Kryetarëve

Debat i fortë: Berisha kërcënon Bashën në Kolegjin e Kryetarëve

Sali Berisha duket se po merr sërish në dorë Partinë Demokratike. Tentativat e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjedhje, por edhe për të gjetur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, kanë hedhur në sulm Berishën. Ditën e djeshme kreu demokrat Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar me krerët e degëve mbi mënyrën se si do të vijohet me aksionin opozitar përballë qeverisë.

Por ajo që ka rënë në sy ishte pjesëmarrja e ish-kryeministrit Berisha në takim. Edhe pse duhet të ishte një bisedë mes Bashës dhe vartësve të tij në rrethe, në selinë blu janë parë dje Sali Berisha dhe Bujar Nishani, të cilët më pas u bënë pjesë e mbledhjes. Në takimin e liderit demokrat me Kolegjin e Kryetarëve u vendos që të zhvillohet një protestë kombëtare më 11 maj dhe të avancohet me bllokime rrugësh, sidomos akset nacionale. Mirëpo, sipas informacioneve, me të mbaruar diskutimin Basha, fjalën e ka marrë Berisha, i cili i ka dhënë një sërë ultimatumesh kryedemokratit.

Mësohet se ish-kryeministri e ka ndalur fokusin tek situata në të cilën ndodhet vendi, teksa ia ka bërë të qartë kreut të Partisë Demokratike që ta harrojë një pakt të dytë mes tij dhe Ramës. Madje, burimet saktësuan se Berisha është shfaqur tejet i revoltuar, duke ia bëri të qartë Bashës, se “edhe pse se ditët e fundit je i lëkundur, pasi po përpiqesh të bësh sërish një marrëveshje me kryeministrin, ta harrosh se do të lejojmë”.

Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryeministri ka vijuar më tej duke i kujtuar kreu të PD se nuk pyeti asnjë zyrtar të Partisë Demokratike kur bëri paktin me Ramën në 17 majin e vitit 2017, duke shtuar se rikthimin e një pakti të dytë as nuk duhet ta ëndërrojë dhe jo më ta realizojë. Sipas informacioneve, Berisha e ka kërcënuar hapur Bashën, duke ja bërë të qartë se kjo është betejë për jetë a vdekje dhe nuk duhet të ketë lojëra.

Debatet për datën

Në mbledhje Berisha ka kërkuar që të rritet reagimi qytetar dhe protestat të bëhen më të ashpra. Burime nga takimi thanë se në mbledhje ka pasuar një debat të fortë Berisha-Basha, pasi ish-kryeministri ka kërkuar që protesta e radhës të jetë më 18 maj. Por Basha ka dalë kundër, duke propozuar datën 11 maj, e cila dhe u finalizua. Arsyeja që Berisha ka këmbëngulur te data 18, është se në këtë datë u mbyll pakti Rama-Basha në vitin 2017. Pra ish-kryeministri e ka menduar protestën si një goditje ndaj këtij pakti, por Basha i ka dalë kundër, duke thënë se është shumë vonë deri në atë datë.

Rikthimi i Topallit dhe Imamit

Gazeta mësoi se ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve ka kushtëzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i vënë si ultimatum bashkimin e partisë. Partia e re Bindja Demokratike që doli në skenë ka alarmuar tej mase Berishën. Për këtë arsye, sikundër pohuan burimet mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar Bashës që të bëjë një hap pas dhe t’iu shtrijë dorën e bashkëpunimit figurave të vjetra në Partinë Demokratike, të cilat kryedemokrati i përzuri nga partia.

Bëhet fjalë për Jozefina Topallin, Arben Imamin, Genc Rulin, Ridvan Boden, etj., për të cilët Berisha ia ka bëri të qartë Bashës së duhet që t’i rikthejë sërish në parti, si e vetmja mënyrë që nuk do të lejonte çuarjen e PD në greminë. Po ashtu ai ka thënë se kur të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ata duhet të futen në listat zgjedhore. Pra, të gjitha këto tregojnë qartë që ish-kryeministri edhe pse është dorëhequr nga partia, vijon të ketë ende kontroll mbi të. /Kliti Topalli