osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“De Volkskrant”: Kryeministri i Shqipërisë: Ndjekja e anëtarësimit në BE drejton reformat (dhe një përgjigje pë skeptikët)

“De Volkskrant”: Kryeministri i Shqipërisë: Ndjekja e anëtarësimit në BE drejton reformat (dhe një përgjigje pë skeptikët)

Media prestigjoze holandeze ‘De Volkskrant’  ka pasqyruar qëndrimin e kryeministrit Rama sa i përket çeljes së negociatave BE-Shqipëri.

Kryeministri citohet nga media holandeze të shprehet ndaj atyre që janë skeptikë për Shqipërinë se “i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës.”

Shkrimi i plotë në median e famshme holandeze:

Sipas eurodeputetes Kati Piri dhe drejtuesit te PVDA-së Lodewijk Asscher, Shqipëria nuk është gati për tu anëtarësuar në BE. Kjo është e saktë, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Megjithatë, negociatat për anëtarësim janë një “shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma.’

“Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në’, shkruan Lodeëijk Asscher në De Volkskrant më 15 Maj. Më pas ai numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Kjo është e nevojshme. Sepse ne jemi dakort me të: Shqipëria nuk është ende gati për BE-në. Kjo mund të ndodhë vetëm pasi ne të kemi plotësuar 100% të kritereve strikte për anëtarësim.

Përfundimi i z. Asscher jo vetëm është i parakohshëm edhe nuk i qëndron thelbit. Anëtarësimi në BE nuk aspak është tema e ditës. Në vizionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë themi: rruga është shumë më e rëndësishmë se sa destinacioni. Ajo që ne duam në të vërtetë është çfarë do çdo shtet: paqe jetëgjatë, stabilitet dhe, mirëqënie për popullin tonë.

Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqëndruar te rezultatet. Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Hollanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.

Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen. Duke punuar së bashku. Në Shqpiëri. Në rajon. Dhe me miqtë tanë në Europë. Për tu siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme. Në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë ndryshe: është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë. Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare.

Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore. Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Hollandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë. Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.

Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës.